Saeco SM6580/10 Ekspres do kawy – Instrukcja obsługi w formacie pdf, czytaj online za darmo. Mamy nadzieję, że okaże się ona pomocna w przypadku jakichkolwiek pytań związanych z użytkowaniem urządzenia.
Jeśli nadal masz wątpliwości, zadaj pytanie w komentarzach pod instrukcją.
"Ładowanie instrukcji" oznacza, że musisz poczekać na pobranie pliku, aby móc go przeczytać online. Niektóre instrukcje są bardzo obszerne, a czas ich ładowania zależy od szybkości łącza internetowego.
390
Shqip
Çfarë duhet të bëni nëse ndërpritet procedura e pastrimit të
çmërsit
Mund të dilni nga procedura e pastrimit të çmërsi duke shtypur butonin e ndezjes/fikjes në panelin e
kontrollit. Nëse ndërpritet procedura e pastrimit të çmërsit përpara se të përfundojë plotësisht, veproni si
më poshtë:
1
Boshatisni dhe shpëlani mirë depozitën e ujit.
2
Mbushni depozitën e ujit me ujë të pastër deri në treguesin e nivelit "CALC CLEAN (PASTRIMI I ÇMËRSIT)"
dhe ndizeni sërish makinën. Makina do të nxehet dhe do të kryej ciklin e shpëlarjes automatike.
3
Përpara se të përgatisni çfarëdo pije, kryeni një cikël shpëlarjeje manuale. Për të kryer ciklin e shpëlarjes
manuale, fillimisht mbushni depozitën e ujit deri në gjysmë me ujë të nxehtë dhe pastaj përgatisni 2
filxhanë me kafe të bluar paraprakisht pa shtuar kafe të bluar.
Shënim: Nëse procedura e pastrimit të çmërsit nuk ka përfunduar, makina do të kërkojë sa më parë një
tjetër procedurë pastrimi të çmërsit.
Kodet e gabimit
Më poshtë mund të gjeni një listë të kodeve të gabimeve që shfaqin probleme të cilat mund t'i zgjidhni vetë.
Mund të gjeni video udhëzuese në faqen
www.saeco.com/care
. Nëse shfaqet një tjetër kod gabimi,
kontaktoni me qendrën e kujdesit ndaj klientit në shtetin tuaj. Për të dhënat e kontaktit, shikoni
fletëpalosjen e garancisë.
Kodi i
gabimit
Problemi
Zgjidhja e mundshme
01
Është bllokuar hinka e
kafes.
Fikeni makinën dhe hiqeni nga priza. Hiqni grupin e përgatitjes.
Më pas, hapni kapakun e enës së kafesë të bluar paraprakisht dhe
fusni bishtin e lugës. Lëvizni bishtin lart e poshtë derisa kafeja e
bluar që është bllokuar të bjerë poshtë (Fig. 37). Vizitoni
www.saeco.com/care
për udhëzime të detajuara me video.
03
Grupi i përgatitjes është i
papastër ose nuk është
lyer mirë me graso.
Fikni makinën. Shpëlani grupin e përgatitjes me ujë të pastër,
lëreni të thahet dhe më pas lubrifikojeni atë (shih 'Lubrifikimi i
grupit të përgatitjes'). Shikoni kapitullin "Pastrimi i grupit të
përgatitjes" ose vizitoni
www.saeco.com/care
për udhëzime të
detajuara me video. Më pas, ndizeni sërish makinën.
04
Grupi i përgatitjes nuk
është në pozicionin e
duhur.
Fikni makinën. Hiqni grupin e përgatitjes dhe rivendoseni atë.
Sigurohuni që grupi i përgatitjes të jetë në pozicionin e duhur
përpara se ta vendosni. Shikoni kapitullin "Përdorimi i grupit të
përgatitjes" ose vizitoni
www.saeco.com/care
për udhëzime të
detajuara me video. Më pas, ndizeni sërish makinën.
05
Në qarkun e ujit ka hyrë
ajër.
Rinisni makinën duke e fikur dhe e ndezur sërish atë. Nëse kjo
funksionon, përgatisni 2-3 filxhanë me ujë të nxehtë. Pastroni
makinën nga çmërsi nëse nuk e keni pastruar për një kohë të
gjatë.
Filtri "AquaClean" nuk
ishte përgatitur siç duhet
përpara instalimit ose
është i bllokuar.
Hiqni filtrin "AquaClean" dhe përpiquni sërish të përgatisni një
kafe. Nëse kjo funksionon, sigurohuni që filtri "AquaClean" të jetë
përgatitur siç duhet përpara se ta vendosni sërish. Vendosni sërish
filtrin "AquaClean" në depozitën e ujit. Nëse as kjo nuk
funksionon, filtri mund të jetë i bllokuar dhe ka nevojë të
ndërrohet.
Nadal masz pytania?Nie znalazłeś odpowiedzi w instrukcji lub masz inne problemy? Zadaj pytanie w poniższym formularzu i opisz szczegółowo swoją sytuację, aby inni użytkownicy i eksperci mogli udzielić ci odpowiedzi. Jeśli wiesz, jak rozwiązać problem innej osoby, podziel się swoją wiedzą :)