Saeco SM6580/10 Ekspres do kawy – Instrukcja obsługi w formacie pdf, czytaj online za darmo. Mamy nadzieję, że okaże się ona pomocna w przypadku jakichkolwiek pytań związanych z użytkowaniem urządzenia.
Jeśli nadal masz wątpliwości, zadaj pytanie w komentarzach pod instrukcją.
"Ładowanie instrukcji" oznacza, że musisz poczekać na pobranie pliku, aby móc go przeczytać online. Niektóre instrukcje są bardzo obszerne, a czas ich ładowania zależy od szybkości łącza internetowego.
389
Shqip
-
"HygieSteam": makina pastron imtësisht me avull sistemin e brendshëm të qumështit. Sigurohuni që ena
"HygieSteam" të jetë montuar (Fig. 44) siç duhet dhe të jetë lidhur me makinën (Fig. 45). Vendosni tubin
e qumështit te mbajtësi (Fig. 46) i tubit të qumështit dhe ndiqni udhëzimet në ekran.
-
'Deep Milk Clean': Kryeni procedurën 'Deep Milk Clean' me pastruesin "Philips" të qarkut të qumështit
për një pastrim të imtësishëm të sistemit të brendshëm të qumështit.
Pastrimi i shtojcës së brendshme për kapuçino me ujë rubineti
1
Hapni derën e shtojcës së brendshme për kapuçino (Fig. 47).
2
Hiqni shtojcën e brendshme për kapuçino duke e tërhequr poshtë (Fig. 48).
3
Çmontoni shtojcën e brendshme për kapuçino duke shkëputur pjesën e poshtme nga pjesa e sipërme
(Fig. 49).
4
Çmontoni të gjitha pjesët (Fig. 50) dhe pastrojini me ujë rubineti.
5
Montoni sërish shtojcën e brendshme për kapuçino.
6
Për ta rivendosur shtojcën e brendshme për kapuçino, mbajeni në pozicion vertikal dhe sigurohuni që
vrimat të jenë në vijë të drejtë me dy tubat në makinë. Pastaj ngrijeni lart shtojcën e brendshme për
kapuçino derisa të bllokohet në vend (Fig. 13).
7
Mbyllni derën.
Për video udhëzuese të detajuara, vizitoni faqen
www.saeco.com/care
.
Procedura e pastrimit të çmërsit
Përdorni vetëm pastrues çmërsi "Philips". Mos përdorni në asnjë rrethanë një pastrues çmërsi me bazë acidi
sulfurik, acidi klorhidrik, acidi sulfurik ose acetik (uthull) pasi mund të dëmtojnë qarkun e ujit të makinës suaj
dhe nuk do ta tresin siç duhet gëlqeren. Garancia juaj është e pavlefshme nëse nuk përdorni pastruesin e
çmërsit "Philips". Garancia juaj është gjithashtu e pavlefshme nëse nuk pastroni pajisjen nga çmërsi. Ju mund
ta blini pastruesin e çmërsit "Philips" nga shitësi juaj lokal apo në internet ose nga qendrat e autorizuara të
shërbimit.
1
Kur makina ju kërkon të pastroni çmërsin, trokisni ikonën OK për të filluar. Për të nisur pastrimin e
makinës nga çmërsi, pa jua kërkuar makina, prekni ikonën "Pastro" dhe zgjidhni "Pastro çmërsin".
2
Hiqni vasketën e pikimit, enën e mbetjeve të kafesë dhe enën (Fig. 35) e "HygieSteam", zbrazini ato dhe
vendosini sërish në vend.
3
Hiqni depozitën e ujit është boshatiseni atë. Më pas, hiqni filtrin "AquaClean".
4
Zbrazni të gjithë shishen "Philips" për pastrimin e çmërsit në depozitën e ujit dhe pastaj mbusheni me ujë
deri në nivelin (Fig. 51) "CALC CLEAN (PASTRIMI I ÇMËRSIT)". Pastaj vendoseni sërish në makinë.
5
Vendosni një enë të madhe (1,5 l) nën grykën e nxjerrjes së kafesë.
6
Sigurohuni që ena "HygieSteam" të jetë montuar (Fig. 44) siç duhet dhe të jetë lidhur me makinën (Fig.
45). Vendosni tubin e qumështit te mbajtësi (Fig. 46) i tubit të qumështit.
7
Ndiqni udhëzimet në ekran për të nisur procesin e pastrimit të çmërsit. Procesi i pastrimit të çmërsit zgjat
rreth 30 minuta dhe përbëhet nga një cikël i pastrimit të çmërsit dhe një cikël shpëlarjeje.
8
Pas përfundimit të ciklit të pastrimit, duhet të shpëlani depozitën e ujit dhe qarkun e ujit. Ndiqni
udhëzimet në ekran.
9
Vendosni një filtër të ri "AquaClean" në depozitën e ujit dhe aktivizojeni atë (shih 'Aktivizimi i filtrit të ujit
"AquaClean" (5 min.)').
Këshillë: Përdorimi i filtrit "AquaClean" ul nevojën për pastrimin e çmërsit!
Nadal masz pytania?Nie znalazłeś odpowiedzi w instrukcji lub masz inne problemy? Zadaj pytanie w poniższym formularzu i opisz szczegółowo swoją sytuację, aby inni użytkownicy i eksperci mogli udzielić ci odpowiedzi. Jeśli wiesz, jak rozwiązać problem innej osoby, podziel się swoją wiedzą :)