Saeco SM8780/00 Ekspres do kawy – Instrukcja obsługi w formacie pdf, czytaj online za darmo. Mamy nadzieję, że okaże się ona pomocna w przypadku jakichkolwiek pytań związanych z użytkowaniem urządzenia.
Jeśli nadal masz wątpliwości, zadaj pytanie w komentarzach pod instrukcją.
"Ładowanie instrukcji" oznacza, że musisz poczekać na pobranie pliku, aby móc go przeczytać online. Niektóre instrukcje są bardzo obszerne, a czas ich ładowania zależy od szybkości łącza internetowego.
446
Shqip
Këshillë: Gjithashtu, mund të përdorni një qumësht të zakonshëm në kuti kartoni për të përgatitur pijen tuaj
me bazë qumështi. Vendoseni tubin metalik të qumështit direkt te qumështi në kuti kartoni.
Përgatitja e kafesë me kafe të bluar paraprakisht
Për të përgatitur kafe me kafe të bluar paraprakisht, duhet të ndiqni disa hapa të thjeshtë.
1
Hapni kapakun e enës së kafesë të bluar paraprakisht dhe hidhni një lugë matëse të mbushur me kafe të
bluar paraprakisht në të. Më pas, mbyllni kapakun.
2
Prekni ikonën "Drinks" (Pije) , lëvizni nga e majta në të djathtë dhe zgjidhni pijen tuaj.
3
Prekni ikonën "Pre-ground coffee" (Kafe e bluar paraprakisht).
4
Mund të rregulloni cilësimet sipas preferencës suaj duke rrëshqitur shiritat e rregullueshëm lart dhe
poshtë.
5
Shtypni ikonën "Start/Stop" (Ndiz/Fik) për të nisur përgatitjen e pijes së zgjedhur.
Nëse zgjidhni kafe të bluar paraprakisht, nuk mund ta përshtatni fortësinë e kafesë ose të përgatisni
njëherësh më shumë se një pije.
Nxjerrja e ujit të nxehtë
1
Sigurohuni që shtojca e brendshme për kapuçino të jetë vendosur siç duhet në aparat (Fig. 1).
2
Vendosni një filxhan nën grykën.
3
Trokisni "Hot Water (Ujë i nxehtë)" (Fig. 2).
4
Rrëshqisni shiritat e rregullueshëm lart dhe poshtë për ta rregulluar sasinë ose temperaturën e ujit të
nxehtë sipas preferencës (Fig. 3).
5
Shtypni ikonën e ndezjes/fikjes .
6
Për të ndaluar nxjerrjen e ujit të nxehtë para se makina të ketë përfunduar, shtypni përsëri ikonën
"Start/Stop" (Ndiz/Fik) (vetëm SM8780, SM8782, SM8785) ose shtypni përsëri ikonën "Stop" (Fik)
(vetëm SM8885, SM8889).
Personalizimi
Makina ju lejon të rregulloni cilësimet e një pijeje sipas preferencës suaj dhe ta ruani pijen e rregulluar në një
profil personal. Mund të zgjidhni ikonën tuaj dhe emrin tuaj të profilit.
Merrni më të mirën nga kokrrat tuaja të kafesë me funksionin "BeanMaestro"
Me BeanMaestro, mund të zgjidhni llojin dhe pjekjen e kokrrave të kafesë. Më pas, ajo optimizon
automatikisht cilësimet e përgatitjes për të marrë maksimumin nga kokrrat e kafesë.
1
Prekni ikonën "Beans" (Kokrra kafeje) në menynë kryesore (Fig. 4).
2
Prekni funksionin "BeanMaestro" (Fig. 5).
Nadal masz pytania?Nie znalazłeś odpowiedzi w instrukcji lub masz inne problemy? Zadaj pytanie w poniższym formularzu i opisz szczegółowo swoją sytuację, aby inni użytkownicy i eksperci mogli udzielić ci odpowiedzi. Jeśli wiesz, jak rozwiązać problem innej osoby, podziel się swoją wiedzą :)