Saeco SM8780/00 Ekspres do kawy – Instrukcja obsługi w formacie pdf, czytaj online za darmo. Mamy nadzieję, że okaże się ona pomocna w przypadku jakichkolwiek pytań związanych z użytkowaniem urządzenia.
Jeśli nadal masz wątpliwości, zadaj pytanie w komentarzach pod instrukcją.
"Ładowanie instrukcji" oznacza, że musisz poczekać na pobranie pliku, aby móc go przeczytać online. Niektóre instrukcje są bardzo obszerne, a czas ich ładowania zależy od szybkości łącza internetowego.
445
Shqip
Mbështetje për parametrat e pijeve
Për të marrë informacione shtesë në lidhje me një parametër specifik pijeje, shtypni dhe mbani shtypur
shiritin e rregullueshëm për 3 sekonda.
Përgatitja e pijeve me bazë qumështi
Për të përgatitur pije me bazë qumështi, duhet të ndiqni disa hapa të thjeshtë.
1
Mbushni depozitën e ujit me ujë rubineti dhe mbushni enën e kokrrave të kafesë me kokrra kafeje.
Këshillë: Kur tubi fleksibël i qumështit të jetë i lidhur me shtojcën për kapuçino, rrëshqisni grykën për
nxjerrjen e kafesë në pozicionin më të lartë të mundshëm për të pasur qasje të lehtë në depozitën e ujit.
2
Zhvidhosni kapakun e enës së qumështit dhe mbusheni enën me qumësht.
Përdorni gjithmonë qumësht që sapo është nxjerrë nga frigoriferi për rezultate optimale.
3
Lidhni tubin fleksibël të qumështit me shtojcën për kapuçino.
4
Vendosni tubin metalik të qumështit në enë.
5
Prekni ikonën "Drinks" (Pije) , lëvizni dhe zgjidhni ikonën "Milk-based drink" (Pije me bazë qumështi) që
preferoni.
6
Mund të rregulloni cilësimet sipas preferencës suaj duke rrëshqitur shiritat e rregullueshëm lart dhe
poshtë.
7
Shtypni ikonën "Start/Stop" (Ndiz/Fik) në çdo moment për të nisur përgatitjen e pijes së zgjedhur.
-
Për pije specifike, makina fillimisht nxjerr qumështin dhe pastaj kafenë. Për disa pije të tjera ndodh e
kundërta; makina nxjerr fillimisht kafenë dhe pastaj qumështin.
-
Për të ndaluar nxjerrjen e qumështit para se makina të ketë nxjerr sasinë e paracaktuar, shtypni
ikonën "Start/Stop" (Ndiz/Fik) (vetëm SM8780, SM8782, SM8785) ose shtypni ikonën "Stop" (Fik)
(vetëm SM8885, SM8889).
-
Për të ndaluar nxjerrjen e pijeve të plota (qumësht dhe kafe) para se të mbarojë makina, mbani të
shtypur ikonën "Start/Stop" (Ndiz/Fik) (vetëm SM8780, SM8782, SM8785) ose shtypni ikonën
"Stop" (Fik) (vetëm SM8885, SM8889).
Menjëherë pas nxjerrjes së qumështit, kryhet "HygieSteam Shot (Doza me avull për higjienizim)". Makina
nxjerr avull përmes sistemit të brendshëm të qumështit për ta shpëlarë shpejt. Pjesa metalike e tubit të
qumështit mund të nxehet. Për të shmangur rrezikun nga djegia, fillimisht lëreni të ftohet.
Nadal masz pytania?Nie znalazłeś odpowiedzi w instrukcji lub masz inne problemy? Zadaj pytanie w poniższym formularzu i opisz szczegółowo swoją sytuację, aby inni użytkownicy i eksperci mogli udzielić ci odpowiedzi. Jeśli wiesz, jak rozwiązać problem innej osoby, podziel się swoją wiedzą :)