Philips PerfectCare Compact Plus GC7920/20 - Instrukcja obsługi - Strona 37

Philips PerfectCare Compact Plus GC7920/20 Generator pary – Instrukcja obsługi w formacie pdf, czytaj online za darmo. Mamy nadzieję, że okaże się ona pomocna w przypadku jakichkolwiek pytań związanych z użytkowaniem urządzenia.

Jeśli nadal masz wątpliwości, zadaj pytanie w komentarzach pod instrukcją.

"Ładowanie instrukcji" oznacza, że musisz poczekać na pobranie pliku, aby móc go przeczytać online. Niektóre instrukcje są bardzo obszerne, a czas ich ładowania zależy od szybkości łącza internetowego.
Strona:
/ 39
Ładowanie instrukcji

138

Fikja automatike

-

Pajisja kalon në modalitetin në pritje nëse nuk përdoret për 5 minuta. Drita në butonin e ndezjes/fikjes

fillon të pulsojë.

-

Për ta aktivizuar sërish pajisjen, shtypni butonin e ndezjes/fikjes ose butonin e avullit. Pajisja fillon të

ngrohet sërish.

-

Pajisja fiket automatikisht nëse ajo nuk përdoret edhe për 10 minuta të tjera pasi ka hyrë në modalitetin

në pritje. Drita në butonin e ndezjes/fikjes fiket.

Paralajmërim: Mos e lini kurrë pa mbikëqyrje pajisjen kur është e lidhur në rrjetin elektrik. Hiqeni

gjithnjë pajisjen nga priza pas përdorimit.

Pastrimi dhe mirëmbajtja

Sistemi inteligjent "Calc-Clean"

Pajisja juaj është projektuar me një sistem inteligjent "Calc-Clean" për të siguruar që zhgëlqerëzimi dhe

pastrimi të bëhet rregullisht. Kjo ndihmon për të mbajtur një performancë të lartë me avull dhe parandalon

papastërtinë dhe njollat që dalin nga pllaka me kalimin e kohës. Për të siguruar që procesi i pastrimit të jetë

kryer, pajisja ju kujton rregullisht.

Kujtesa me dritë dhe tingull për "Calc-Clean"

Pas 1 deri në 3 muaj përdorim, drita "Calc-Clean" fillon të pulsojë dhe pajisja fillon të japë sinjale akustike për

të treguar që duhet të kryeni procesin "Calc-Clean" (Fig. 14).

Përveç kësaj, është i integruar një hap i dytë mbrojtës për të mbrojtur pajisjen nga bigorri: funksioni i avullit

çaktivizohet nëse zhgëlqerëzimi nuk është bërë (Fig. 15). Pasi kryhet zhgëlqerëzimi, funksioni i avullit

rikthehet. Kjo ndodh pavarësisht tipit të ujit që përdorni.
Shënim: Procesi "Calc-Clean" mund të kryhet në çdo kohë edhe kur kujtesa me dritë dhe tingull nuk është

aktivizuar ende.

Kryerja e procesit "Calc-Clean" me depozitën e "Calc-Clean"

Paralajmërim: Mos e lini pajisjen pa mbikëqyrje gjatë procesit "Calc-Clean".

Kujdes: Gjithmonë kryeni procesin "Calc-Clean" me depozitën e "Calc-Clean". Mos ndërpritni procesin

duke nxjerrë hekurin nga depozita e "Calc-Clean", pasi uji i nxehtë dhe avulli mund të dalin nga pllaka

e poshtme.

1

Mbusheni depozitën e ujit përgjysmë.
Shënim: Sigurohuni që pajisja të jetë e futur në prizë dhe të jetë e ndezur gjatë procesit "Calc-Clean".

2

Vendosni depozitën e "Calc-Clean" në tavolinën e hekurosjes ose në çfarëdo sipërfaqe të drejtë dhe të

qëndrueshme.

3

Vendosni hekurin në mënyrë të qëndrueshme në depozitën e "Calc-Clean" (Fig. 16).

4

Shtypni dhe mbani shtypur butonin "CALC-CLEAN" për 2 sekonda derisa të dëgjoni sinjale të shkurtra

akustike (Fig. 17).

Shënim: Depozita e "Calc-Clean" është projektuar për të mbledhur grimca bigorri dhe ujë të nxehtë gjatë

procesit "Calc-Clean". Është plotësisht e sigurt të lini hekurin mbi depozitë gjatë gjithë procesit.

5

Gjatë procesit "Calc-Clean", do të dëgjoni sinjale të shkurtra akustike dhe një zhurmë pompimi (Fig. 18).

6

Pritni përafërsisht 2 minuta që pajisja të përfundojë procesin (Fig. 19). Kur procesi "Calc-Clean"

përfundon, hekuri ndalon lëshimin e sinjaleve akustike dhe drita "CALC-CLEAN" ndalon së pulsuari.

7

Pastroni hekurin me një copë pëlhure dhe vendoseni në bazën qendrore (Fig. 20).

Kujdes: Hekuri është i nxehtë.

8

Meqë depozita e "Calc-Clean" nxehet gjatë procesit "Calc-Clean", pritni për rreth 5 minuta përpara se ta

prekni atë. Më pas çoni depozitën e "Calc-Clean" në lavaman, zbrazeni dhe ruajeni për përdorim në të

ardhmen (Fig. 21).

Shqip

instrukcjapopolsku.pl
Nadal masz pytania?

Nie znalazłeś odpowiedzi w instrukcji lub masz inne problemy? Zadaj pytanie w poniższym formularzu i opisz szczegółowo swoją sytuację, aby inni użytkownicy i eksperci mogli udzielić ci odpowiedzi. Jeśli wiesz, jak rozwiązać problem innej osoby, podziel się swoją wiedzą :)