Saeco SM8889/00 - Instrukcja obsługi - Strona 72

Saeco SM8889/00 Ekspres do kawy – Instrukcja obsługi w formacie pdf, czytaj online za darmo. Mamy nadzieję, że okaże się ona pomocna w przypadku jakichkolwiek pytań związanych z użytkowaniem urządzenia.

Jeśli nadal masz wątpliwości, zadaj pytanie w komentarzach pod instrukcją.

"Ładowanie instrukcji" oznacza, że musisz poczekać na pobranie pliku, aby móc go przeczytać online. Niektóre instrukcje są bardzo obszerne, a czas ich ładowania zależy od szybkości łącza internetowego.
Strona:
/ 207
Ładowanie instrukcji

450

Shqip

Heqja dhe vendosja e grupit të përgatitjes

Shkoni te menyja "Status" (Statusi) në ekran dhe zgjidhni "Brew group clean" (Pastrimi i grupit të përgatitjes)
ose vizitoni faqen

www.saeco.com/care

për udhëzime të hollësishme me video se si të hiqni, futni dhe

pastroni grupin e përgatitjes.

Heqja dhe vendosja e grupit të përgatitjes nga makina

1

Hapni derën e servisit (Fig. 15).

2

Hiqni mbetjet e kafesë në sirtar (Fig. 16).

3

Shtypni butonin (Fig. 17) "PUSH" (SHTY) dhe tërhiqni dorezën e grupit të përgatitjes për ta hequr atë nga
makina (Fig. 18).

Rivendosja e grupit të përgatitjes

Sigurohuni që grupi i përgatitjes të jetë në pozicionin e duhur para se ta vendosni sërish në aparat.

1

Kontrolloni nëse shigjeta e cilindrit të verdhë në anë të grupit të përgatitjes është në vijë të drejtë me
shigjetën e zezë dhe "N" (Fig. 19).
-

Nëse nuk janë në vijë të drejtë, shtyjeni poshtë levën derisa të bjerë në kontakt me bazën e grupit (Fig.
20) të përgatitjes.

2

Sigurohuni që grepi i verdhë i kyçjes në anën tjetër të grupit të përgatitjes të jetë në pozicionin e duhur.
-

Për ta pozicionuar grepin në mënyrë e duhur, shtyjeni atë për lart derisa të jetë në pozicionin (Fig. 21)
më të lartë të mundshëm.

3

Vendosni sërish me rrëshqitje grupin e përgatitjes në makinë përgjatë shinave udhëzuese në anë (Fig. 22)
derisa të bllokohet në vend me një klik (Fig. 23). Mos e shtypni butonin "PUSH" (SHTY).

4

Vendoseni përsëri sirtarin e mbetjeve të kafesë dhe mbyllni derën e servisit.

Pastrimi dhe mirëmbajtja

Makina juaj do t'ju këshillojë kur të kryeni pastrimin dhe mirëmbajtjen.

Pastrimi dhe mirëmbajtja e rregullt bën që makina juaj të jetë në gjendje optimale dhe siguron që kafeja juaj
të ketë një shije të mirë për një kohë të gjatë dhe të ketë rrjedhje të vazhdueshme.

Këshillohuni me tabelën më poshtë për një përshkrim të detajuar rreth kohës dhe mënyrës së pastrimit të të
gjitha pjesëve të çmontueshme të makinës. Në faqen

www.saeco.com/care

mund të gjeni informacione

më të detajuara dhe video udhëzuese. Shikoni figurën C për një përmbledhje se cilat pjesë mund të
pastrohen manualisht ose në enëlarëse.

Artikulli

Kur ta pastroni

Si të gjeni panelin e kontrollit/

Çfarë duhet të bëni

Filtri "AquaClean"

Kur jua kërkon aparati ose një
herë në tre muaj.

STATUS (STATUSI)->CLEANING (PASTRIMI)-
>AQUACLEAN. Ndiqni hapat për të aktivizuar
filtrin "AquaClean".

Makina nuk e dikton automatikisht që në depozitën e ujit është vendosur një filtër. Prandaj, duhet të

aktivizoni çdo filtër të ri uji "AquaClean" që instaloni në menynë "Statusi".

Aparati duhet të jetë plotësisht pa gëlqere përpara se të filloni të përdorni filtrin e ujit "AquaClean".

Ndërroni filtrin e ujit "AquaClean" të paktën çdo 3 muaj, edhe nëse aparati nuk tregon ende se duhet

ndërruar.

instrukcjapopolsku.pl
Nadal masz pytania?

Nie znalazłeś odpowiedzi w instrukcji lub masz inne problemy? Zadaj pytanie w poniższym formularzu i opisz szczegółowo swoją sytuację, aby inni użytkownicy i eksperci mogli udzielić ci odpowiedzi. Jeśli wiesz, jak rozwiązać problem innej osoby, podziel się swoją wiedzą :)