Makita PLM4120N Kosiarka – Instrukcja obsługi w formacie pdf, czytaj online za darmo. Mamy nadzieję, że okaże się ona pomocna w przypadku jakichkolwiek pytań związanych z użytkowaniem urządzenia.
Jeśli nadal masz wątpliwości, zadaj pytanie w komentarzach pod instrukcją.
"Ładowanie instrukcji" oznacza, że musisz poczekać na pobranie pliku, aby móc go przeczytać online. Niektóre instrukcje są bardzo obszerne, a czas ich ładowania zależy od szybkości łącza internetowego.
188
Mbivendosja e prerjes në çdo kalim do të ndihmojë në
pastrimin e copave të mbetura në fushë. Kositësja duhet
të punohet gjithnjë në shpejtësi të plotë për të pasur
prerjen më të mirë dhe për t’i mundësuar të kositë më me
efikasitet. Pastroni pjesën e poshtme të platformës.
Sigurohuni të pastroni pjesën e poshtme të platformës
prerëse pas çdo përdorimi për të shmangur mbledhjen e
barit, çka do të parandalonte mulkimin e duhur.
Kositja e gjetheve: Kositja e gjetheve mund të jetë
gjithashtu e mirë për fushën. Kur kositni gjethe sigurohuni
të jenë të thata dhe të mos jenë shumë të dendura mbi
fushë. Mos prisni të bien të gjitha gjethet nga pemët
përpara se të kositni.
VINI RE:
Nëse godisni sende të huaja, ndalojeni
motorin. Hiqeni telin nga kandela, inspektoni me kujdes
kositësen për dëmtime të mundshme dhe riparojini
dëmtimet përpara se të rindizni dhe të vini në punë
kositësen. Dridhjet e tepërta të kositëses gjatë përdorimit
janë tregues të dëmtimit të pajisjes. Pajisja duhet
inspektuar në çast dhe duhet riparuar.
8-6 MBLEDHËSJA E BARIT
Zbrazni dhe pastroni trastën, sigurohuni që të jetë e
pastër dhe që rrjeta të ajroset.
(Fig. 23)
8-7 PLATFORMA
Pjesa e poshtme e platformës së kositëses duhet të
pastrohet pas çdo përdorimi për të parandaluar mbledhjen
e copave të barit, gjetheve, papastërtive apo materialeve
të tjera. Nëse lejohen të mblidhen papastërtitë, do të
krijohen kushte për ndryshkje dhe gërryerje dhe mund të
pengohet mulkimi i duhur. Platforma mund të pastrohet
duke e anuar kositësen dhe duke e pastruar me një vegël
të posaçme (sigurohuni që keni hequr telin e kandelës).
8-8 UDHËZIMET PËR RREGULLIMIN E
LARTËSISË
KUJDES:
Mos i bëni kurrë rregullime kositëses
së barit pa ndaluar më parë motorin dhe pa shkëputur
telin e kandelës.
KUJDES:
Përpara se të ndryshoni lartësinë e
kositjes, ndalojeni kositësen dhe shkëputni kordonin e
kandelës. Kositësja është e pajisur me levë qendrore të
rregullimit të lartësisë me 5 nivele.
1. Ndalojeni kositësen dhe shkëputni kordonin e
kandelës përpara se të ndryshoni lartësinë e prerjes
së kositëses.
2. Leva qendrore e rregullimit të lartësisë ofron 5 nivele
të ndryshme të lartësisë.
3. Për të ndryshuar lartësinë e prerjes, shtypeni levën
rregulluese drejt rrotës, duke e lëvizur lart ose poshtë
në lartësinë e dëshiruar.
(Fig. 24)
. Të gjitha rrotat do të
jenë në të njëjtën lartësi prerjeje.
9. UDHËZIMET E
MIRËMBAJTJES
KANDELA
Përdorni vetëm kandela origjinale për ndërrim. Për
rezultate më të mira, zëvendësojeni kandelën çdo 100
orë pune. (referojuni MANUALIT TË PËRDORIMIT TË
MOTORIT)
10. UDHËZIMET PËR VAJOSJEN
KUJDES:
SHKËPUTENI KANDELËN PËRPARA
VEPRIMEVE TË MIRËMBAJTJES.
1. RROTAT - Vajosini kushinetat e çdo rrote së paku një
herë për seancë me vaj të lehtë.
2. MOTORI - Ndiqni manualin e motorit për udhëzime të
vajosjes.
3. KONTROLLI I NDALIMIT-Vajosni me vaj të lehtë
boshtet e rrotullimit në dorezën e kontrollit të ndalimit
dhe kabllot të paktën një herë në çdo stinë. Kontrolli i
ndalimit duhet të punojë në të dyja drejtimet.
11. PASTRIMI
KUJDES:
Mos e lani motorin me ujë me zorrë. Uji
mund të dëmtojë motorin ose të ndotë sistemin e
karburantit.
1. Pastrojeni platformën me leckë të thatë.
2. Pastroni me zorrë nën platformë duke e anuar
kositësen në mënyrë që kandela të jetë lart.
11-1 PASTRUESI I AJRIT TË MOTORIT
KUJDES:
Mos lejoni mbledhjen e papastërtive
apo të pluhurit sa të bllokojnë elementin me shkumë të
filtrit të ajrit.
Elementi i pastrimit të ajrit të motorit duhet të mirëmbahet
(pastrohet) pas 25 orësh kositjeje normale. Elementi me
shkumë duhet të mirëmbahet rregullisht nëse kositësja
përdoret në kushte të thata dhe pluhuri. (referojuni
MANUALIT TË PËRDORIMIT TË MOTORIT)
Për të PASTRUAR FILTRIN E AJRIT
1. Për PLM4120: Ngrini pykat sipër kapakut të filtrit.
Për PLM4620: Hiqni vidat.
2. Hiqni kapakun.
3. Pastrojeni elementin e filtrit në ujë me sapun.
MOS
PËRDORNI BENZINË!
4. Thajeni me ajër elementin e filtrit.
5. Hidhni disa pika vaji SAE30 në filtrin me shkumë dhe
shtypeni mirë për të larguar vajin e tepër.
6. Riinstaloni filtrin.
SHËNIM:
Zëvendësojeni filtrin nëse është
ngrënë, konsumuar, dëmtuar apo nëse nuk mund të
pastrohet.
(Fig. 25 për PLM4120)
Nadal masz pytania?Nie znalazłeś odpowiedzi w instrukcji lub masz inne problemy? Zadaj pytanie w poniższym formularzu i opisz szczegółowo swoją sytuację, aby inni użytkownicy i eksperci mogli udzielić ci odpowiedzi. Jeśli wiesz, jak rozwiązać problem innej osoby, podziel się swoją wiedzą :)