Saeco SM6585/00 Ekspres do kawy – Instrukcja obsługi w formacie pdf, czytaj online za darmo. Mamy nadzieję, że okaże się ona pomocna w przypadku jakichkolwiek pytań związanych z użytkowaniem urządzenia.
Jeśli nadal masz wątpliwości, zadaj pytanie w komentarzach pod instrukcją.
"Ładowanie instrukcji" oznacza, że musisz poczekać na pobranie pliku, aby móc go przeczytać online. Niektóre instrukcje są bardzo obszerne, a czas ich ładowania zależy od szybkości łącza internetowego.
348
Shqip
1
Prekni ikonën "Clean (Pastro)" dhe përdorni shigjetat lart dhe poshtë për të zgjedhur
"AquaClean".
2
Prekni ikonën "OK" për ta konfirmuar.
3
Prekni sërish ikonën "OK" kur të shfaqet ekrani i aktivizimit. Ndiqni udhëzimet në ekran.
4
Shkundeni filtrin për rreth 5 sekonda (Fig. 23).
5
Zhyteni filtrin përmbys në një kanë me ujë të ftohtë dhe shkundeni/shtypeni atë (Fig. 24).
6
Futeni filtrin vertikalisht në bashkuesin e filtrit në depozitën e ujit. Shtypeni derisa të arrijë në pikën
(Fig. 25) më të ulët të mundshme.
7
Mbushni depozitën me ujë të pastër dhe vendoseni atë sërish në makinë.
8
Vendosni një tas nën grykën.
9
Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të nisur procesin e aktivizimit.
10
Nga gryka do të dalë ujë i nxehtë për 1 minutë.
11
Filtri tashmë është aktivizuar me sukses.
Ndërrimi i filtrit të ujit "AquaClean" (5 min.)
Filtri nuk do të funksionojë më pasi përmes tij të kenë kaluar 95 litra ujë. Treguesi i statusit të
"AquaClean" bie në 0% për t'ju kujtuar të ndërroni filtrin. Për sa kohë që në ekran shfaqet treguesi i
statusit "AquaClean", mund ta ndërroni filtrin pa qenë nevoja që fillimisht ta pastroni makinën nga
çmërsi. Nëse nuk e ndërroni në kohë filtrin e ujit "AquaClean", treguesi i "AquaClean" fiket pas njëfarë
kohe. Në këtë rast keni ende mundësi ta ndërroni filtrin, por fillimisht duhet të pastroni makinën nga
çmërsi.
Kur treguesi i statusit të "AquaClean" bie në 0% ose kur makina ju kujton të ndërroni filtrin
"AquaClean":
1
nxirrni filtrin e vjetër të ujit "AquaClean".
2
instaloni një filtër të ri dhe aktivizojeni atë siç përshkruhet në kapitullin "Aktivizimi i filtrit të ujit
"AquaClean" (5 min.)".
Ndërroni filtrin e ujit "AquaClean" të paktën çdo 3 muaj, edhe nëse makina nuk tregon ende se
duhet ndërruar.
Heqja dhe vendosja e grupit të përgatitjes
Për video udhëzuese të detajuara për mënyrën se si të hiqni, vendosni dhe pastroni grupin e
përgatitjes, shkoni te
www.saeco.com/care
.
Heqja dhe vendosja e grupit të përgatitjes nga makina
1
Fikni makinën.
2
Hiqni depozitën e ujit dhe hapni derën (Fig. 26) e servisit.
3
Shtypni çelësin (Fig. 27) "PUSH (SHTY)" dhe tërhiqni dorezën e grupit të përgatitjes për ta hequr atë
nga makina (Fig. 28).
Pasi të keni hequr grupin e përgatitjes nga makina, sigurohuni të boshatisni vasketën e pikimit dhe
enën e mbetjeve të kafesë.
Nadal masz pytania?Nie znalazłeś odpowiedzi w instrukcji lub masz inne problemy? Zadaj pytanie w poniższym formularzu i opisz szczegółowo swoją sytuację, aby inni użytkownicy i eksperci mogli udzielić ci odpowiedzi. Jeśli wiesz, jak rozwiązać problem innej osoby, podziel się swoją wiedzą :)