Philips HI5919 Żelazko – Instrukcja obsługi w formacie pdf, czytaj online za darmo. Mamy nadzieję, że okaże się ona pomocna w przypadku jakichkolwiek pytań związanych z użytkowaniem urządzenia.
Jeśli nadal masz wątpliwości, zadaj pytanie w komentarzach pod instrukcją.
"Ładowanie instrukcji" oznacza, że musisz poczekać na pobranie pliku, aby móc go przeczytać online. Niektóre instrukcje są bardzo obszerne, a czas ich ładowania zależy od szybkości łącza internetowego.
71
Modaliteti i fikjes automatike
Modele specifike të kësaj serie kanë modalitetin e fikjes automatike.
- Për të kursyer energji, pajisja fiket automatikisht kur nuk është përdorur për 5 minuta. Drita "hekuri gati" pulson.
- Për të aktivizuar përsëri pajisjen, vendosni çelësin e ndezjes/fikjes në pozicionin "off" (fikur) dhe pastaj në pozicionin
"on" (ndezur). Pas kësaj pajisja fillon të ngrohet sërish.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Sistemi inteligjent "Calc-Clean"
Pajisja juaj është projektuar me një sistem inteligjent "Calc-Clean" për të siguruar që zhgëlqerëzimi dhe pastrimi të
bëhet rregullisht. Kjo ndihmon për të mbajtur një performancë të lartë me avull dhe parandalon papastërtinë dhe njollat
që dalin nga pllaka me kalimin e kohës. Për të siguruar që procesi i pastrimit të jetë kryer, kaldaja e avullit ju kujton
rregullisht.
Kujtesa me dritë dhe tingull për "Calc-Clean"
Pas 1 deri në 3 muaj përdorim, drita "Calc-Clean" fillon të pulsojë dhe pajisja fillon të japë sinjale me zë për të treguar që
duhet të kryeni procesin e "Calc-Clean" (Fig. 3).
Këshillë: Ju mund të vazhdoni të hekurosni në të thatë pa shtypur butonin e avullit.
Përveç kësaj, është i integruar një hap i dytë mbrojtës për të mbrojtur kaldajën e avullit nga bigorri: funksioni i avullit
çaktivizohet nëse zhgëlqerëzimi nuk është bërë. Pasi kryhet zhgëlqerëzimi, funksioni i avullit rikthehet. Kjo ndodh
pavarësisht tipit të ujit që përdorni.
Shënim: Procesi "Calc-Clean" mund të kryhet në çdo kohë edhe kur kujtesa me dritë dhe tingull nuk është aktivizuar ende.
Kryerja e procesit "Calc-Clean" me depozitën e "Calc-Clean"
Paralajmërim: Mos e lini pajisjen pa mbikëqyrje gjatë procesit "Calc-Clean".
Kujdes: Mos ndërpritni procesin duke nxjerrë hekurin nga depozita e "Calc-Clean", pasi uji i nxehtë dhe avulli mund të
dalin nga pllaka e poshtme.
1
Mbusheni depozitën e ujit përgjysmë (Fig. 4).
Shënim: Sigurohuni që pajisja të jetë e futur në prizë dhe të jetë e ndezur gjatë procesit "Calc-Clean".
2
Vendosni depozitën e "Calc-Clean" në tavolinën e hekurosjes ose në çfarëdo sipërfaqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
3
Vendosni hekurin në mënyrë të qëndrueshme në depozitën e "Calc-Clean" (Fig. 5).
Shënim: Depozita e "Calc-Clean" është projektuar për të mbledhur grimca bigorri dhe ujë të nxehtë gjatë procesit
"Calc-Clean". Është plotësisht e sigurt të lini hekurin mbi depozitë gjatë gjithë procesit.
4
Shtypni dhe mbani shtypur butonin "Calc-Clean" për 2 sekonda derisa të dëgjoni sinjale të shkurtra akustike (Fig. 6).
5
Gjatë procesit "Calc-Clean", do të dëgjoni sinjale të shkurtra akustike dhe një zhurmë pompimi (Fig. 7).
6
Kur procesi "Calc-Clean" përfundon, hekuri ndalon lëshimin e sinjaleve akustike dhe drita "CALC-CLEAN" ndalon së
pulsuari (Fig. 8).
7
Pastroni hekurin me një copë pëlhure dhe vendoseni në bazën qendrore (Fig. 9).
8
Meqë depozita e "Calc-Clean" nxehet gjatë procesit "Calc-Clean", pritni rreth 5 minuta para se ta prekni. Më pas çoni
depozitën e "Calc-Clean" në lavaman, zbrazeni dhe ruajeni për përdorim në të ardhmen (Fig. 10).
9
Nëse është e nevojshme, ju mund të përsërisni hapat 1 deri 7. Sigurohuni që të zbrazni depozitën e "Calc-Clean" para
se të nisni procesin "Calc-Clean".
Shënim: Gjatë procesit "Calc-Clean", mund të dalë ujë i pastër nga pllaka në qoftë se nuk ka grumbullim bigorri brenda
hekurit. Kjo është normale.
Shqip
Nadal masz pytania?Nie znalazłeś odpowiedzi w instrukcji lub masz inne problemy? Zadaj pytanie w poniższym formularzu i opisz szczegółowo swoją sytuację, aby inni użytkownicy i eksperci mogli udzielić ci odpowiedzi. Jeśli wiesz, jak rozwiązać problem innej osoby, podziel się swoją wiedzą :)