Makita UR2300 Trymer – Instrukcja obsługi w formacie pdf, czytaj online za darmo. Mamy nadzieję, że okaże się ona pomocna w przypadku jakichkolwiek pytań związanych z użytkowaniem urządzenia.
Jeśli nadal masz wątpliwości, zadaj pytanie w komentarzach pod instrukcją.
"Ładowanie instrukcji" oznacza, że musisz poczekać na pobranie pliku, aby móc go przeczytać online. Niektóre instrukcje są bardzo obszerne, a czas ich ładowania zależy od szybkości łącza internetowego.
142
6. Mos u përpiqni të kryeni mirëmbajtje ose riparime
që nuk përshkruhen në këtë manual përdorimi. Këto
punime duhen kryer në qendrat tona të autorizuara
të shërbimit.
7. Përdorni gjithmonë vetëm pjesë këmbimi dhe
aksesorë origjinalë. Përdorimi i pjesëve ose
aksesorëve të furnizuar nga një palë e tretë mund
të shkaktojë prishje të veglës, dëmtim të pronës
dhe/ose lëndim serioz të personit.
8. Vegla duhet të inspektohet dhe të mirëmbahet në
intervale të rregullta nga qendrat tona të autorizuara
të shërbimit.
Magazinimi
1. Përpara se ta magazinoni veglën, pastrojeni
tërësisht dhe kryeni shërbimet e mirëmbajtjes. Hiqni
spinën nga priza. Vendosni mbulesën në tehun
prerës.
2. Ruajeni veglën në një vend të thatë dhe të lartë ose
të mbyllur, larg fëmijëve.
3. Mos e mbështesni veglën te ndonjë objekt tjetër,
si p.sh. në mur. Ajo mund të bjerë papritur dhe të
shkaktojë lëndime.
Ndihma e shpejtë
1. Mbani gjithmonë afër një kuti të ndihmës së shpejtë.
Zëvendësojeni menjëherë çdo artikull që përdorni
nga kutia e ndihmës së shpejtë.
2. Nëse kërkoni ndihmë, jepni informacionet e
mëposhtme:
– Vendin e aksidentit
– Çfarë ndodhi
– Numrin e personave të lënduar
– Natyrën e lëndimit
– Emrin tuaj
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni rehatinë ose familjarizimin me produktin
(të fituar nga përdorimi i përsëritur) të zëvendësojë
pajtimin e rreptë të rregullave të sigurisë për
produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose moszbatimi
i rregullave të sigurisë të paraqitura në këtë manual
udhëzimi mund të shkaktojnë lëndim personal të
rëndë.
PËRSHKRIMI I PJESËVE (Figura 1)
PËRSHKRIMI FUNKSIONAL
PARALAJMËRIM:
•
Gjithmonë sigurohuni që vegla të jetë fikur dhe
hequr nga priza para rregullimit ose kontrollit të
funksioneve në vegël.
Gabimet në fikje dhe heqje nga
priza mund të shkaktojnë lëndim të rëndë personal nga
ndezja padashje.
Veprimi i çelësit të rrymës elektrike (Figura 2)
PARALAJMËRIM:
•
Para futjes së fishës në prizë, gjithmonë kontrolloni
që këmbëza e çelësit të shtypet dhe rikthehet në
pozicionin “OFF” kur të lëshohet. Mos e tërhiqni fort
këmbëzën e çelësit pa rrëshqitur levën bllokuese.
Kjo mund të shkaktojë thyerjen e çelësit.
Përdorimi i
një vegle me një çelës që nuk funksionon tamam mund
të shkaktojë humbjen e kontrollit dhe lëndim personal
të rëndë.
Për të parandaluar tërheqjen aksidentale të këmbëzës së
çelësit, është pajisur me një levë bllokuese.
Për ta ndezur veglën, rrëshqitni përpara levën bllokuese
dhe pastaj tërhiqeni këmbëzën e çelësit. Lëshojeni
këmbëzën e çelësit për të ndaluar.
Koka prerëse prej najloni (Figura 3)
NJOFTIM:
• Mos u përpiqni të përplasni kokën ushqyese ndërsa
vegla po punon me xhiro të shpejta. Përplasja e kokës
ushqyese në xhiro të shpejta mund të dëmtojë kokën
prerëse prej najloni.
• Koka ushqyese nuk do të funksionojë si duhet nëse
koka nuk rrotullohet.
SHËNIM:
• Aksesorët standard ndryshojnë në varësi të modelit dhe
vendit.
Koka prerëse me najlon është një kokë kositëse e
dyfishtë e pajisur me mekanizëm goditjeje dhe ushqyes.
Për të nxjerrë kordonin e najlonit, goditeni kokën prerëse
në tokë ndërsa koka prerëse është duke u rrotulluar.
SHËNIM:
• Nëse kordoni prej najloni nuk del jashtë kur godisni
kokën, rimbështillni/zëvendësoni kordonin prej najloni
duke ndjekur procedurat e përshkruara në seksionin
“Mirëmbajtja”.
Mbajtësi i kabllos (Figura 4)
Bëni një lak të vogël në kabllon e rrymës elektrike dhe
vareni në mbajtësen e kabllos.
MONTIMI
PARALAJMËRIM:
•
Gjithmonë sigurohuni që vegla të jetë fikur dhe
hequr nga priza para se të kryeni riparime të
veglës.
Gabimet në fikje dhe heqja nga priza mund
të shkaktojnë lëndim të rëndë personal nga ndezja
padashje.
•
Kurrë mos e ndizni veglën nëse nuk është montuar
plotësisht.
Përdorimi i veglës në gjendje pjesërisht të
montuar mund të shkaktojë lëndim serioz nga ndezja
aksidentale e saj.
Vendosja e dorezës (Figura 5)
PARALAJMËRIM:
• Mos e hiqni ose ngushtoni ndarësin ose amortizatorin.
Ndarësi ruan njëfarë distance ndërmjet dy duarve.
Vendosja e mjetit kapës/ndarësit afër me kapësin tjetër
përtej gjatësisë së ndarësit mund të shkaktojë humbjen
e kontrollit dhe lëndim personal të rëndë.
Përshtateni dorezën dhe ndarësin në pjesën e gomuar
të tubit aksial. Rregulloni vendndodhjen e dorezës dhe
pastaj shtrëngojini me katër bulona.
Kombinimi i aprovuar i veglës prerëse dhe i
mbrojtësit
PARALAJMËRIM:
•
Gjithmonë përdoreni veglën me kombinimin e
duhur të pajisjeve të sigurisë.
Ndryshe, kontakti me
një veglës prerëse mund të shkaktojë lëndim të rëndë.
•
Mos e përdorni kurrë veglën pa mbrojtësen e
vendosur siç ilustrohet.
Nëse nuk e bëni diçka të tillë
mund të pësoni lëndime personale serioze.
Spis treści
- 7 POLSKI; Objaśnienia do widoku ogólnego; DANE TECHNICZNE; Hałas; Drgania
- 8 DEKLARACJA ZGODNOŚCI WE; Dotyczy tylko krajów europejskich
- 10 Przeznaczenie
- 12 Przystawki tnące
- 13 INSTRUKCJĘ OBSŁUGI NALEŻY ZACHOWAĆ.
- 14 MONTAŻ; Atestowana kombinacja elementu tnącego i
- 15 UŻYTKOWANIE; Prawidłowe obchodzenie się z narzędziem; KONSERWACJA
- 16 HARMONOGRAM KONSERWACJI
Nadal masz pytania?Nie znalazłeś odpowiedzi w instrukcji lub masz inne problemy? Zadaj pytanie w poniższym formularzu i opisz szczegółowo swoją sytuację, aby inni użytkownicy i eksperci mogli udzielić ci odpowiedzi. Jeśli wiesz, jak rozwiązać problem innej osoby, podziel się swoją wiedzą :)