SKIL F0150780RA - Instrukcja obsługi - Strona 30

SKIL F0150780RA Piła elektryczna – Instrukcja obsługi w formacie pdf, czytaj online za darmo. Mamy nadzieję, że okaże się ona pomocna w przypadku jakichkolwiek pytań związanych z użytkowaniem urządzenia.

Jeśli nadal masz wątpliwości, zadaj pytanie w komentarzach pod instrukcją.

"Ładowanie instrukcji" oznacza, że musisz poczekać na pobranie pliku, aby móc go przeczytać online. Niektóre instrukcje są bardzo obszerne, a czas ich ładowania zależy od szybkości łącza internetowego.
Strona:
/ 55
Ładowanie instrukcji

195

b)

Përdorni pajisje personale mbrojtëse. Mbani

gjithmonë pajisje për mbrojtjen e syve.

Pajisjet

mbrojtëse si maska kundër pluhurit, këpucët që nuk

rrëshqasin, kaskat ose pajisjet për mbrojtjen e veshëve

për kushtet përkatëse do të zvogëlojnë dëmtimet

personale.

c)

Parandaloni ndezjen e rastësishme. Sigurohuni që

çelësi është në pozicionin fikur para se të lidhni

burimin e energjisë dhe/ose baterinë, para se të

merrni ose të transportoni pajisjen.

Transportimi i

veglave të punës me gishtin në çelës ose aktivizimi i

veglave të punës që kanë çelësin të ndezur është një

ftesë për aksidente.

d)

Hiqni çdo çelës ose çelës përshtatës para ndezjes

së veglës së punës.

Një çelës i lënë i lidhur me një

pjesë rrotulluese të veglës së punës mund të shkaktojë

dëmtime personale.

e)

Mos u zgjasni. Mbani një vendosje të mirë të

këmbëve dhe një ekuilibër të mirë në çdo moment.

Kjo gjë bën të mundur një kontroll më të mirë të veglës së

punës në situata të papritura.

f)

Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni veshje të

gjera ose bizhuteri. Mbani flokët, veshjet dhe

dorashkat larg nga pjesët lëvizëse.

Veshjet e gjera,

bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen nga pjesët

në lëvizje.

g)

Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të

mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni

që ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet.

Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë

rreziqet në lidhje me pluhurat.

4) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS

a)

Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni

veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj.

Vegla e

punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë dhe

më të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e

projektuar.

b)

Mos përdorni veglën e punës nëse çelësi nuk e ndez

apo e fik.

Çdo vegël pune që nuk mund të kontrollohet

me anë të çelësit është e rrezikshme dhe duhet të

riparohet.

c)

Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose

baterinë nga vegla e punës para se të bëni

rregullime të tjera, të ndryshoni aksesorët ose të

ruani veglat e punës.

Këto masa parandaluese të

sigurisë ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës së

punës.

d)

Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni

personat e pamësuar me veglën e punës ose këto

udhëzime për përdorimin e pajisjes.

Veglat e punës

janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.

e)

Mirëmbani veglat e punës. Kontrolloni për

mospërshtatje ose bllokim të pjesëve lëvizëse,

thyerje të pjesëve dhe gjendje të tjera që mund të

ndikojnë në funksionimin e veglës së punës. Nëse

dëmtohet, riparojeni veglën e punës para

përdorimit.

Shumë aksidente shkaktohen nga veglat e

punës jo të mirëmbajtura si duhet.

f)

Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta.

Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta

kanë më pak mundësi për t’u bllokuar dhe janë më të

lehta për t’u kontrolluar.

g)

Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj.

në përputhje me këto udhëzime, duke marrë

parasysh kushtet e punës dhe punën që do të

kryhet.

Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme

nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.

5) SHËRBImI

a)

Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një

person i kualifikuar për riparimet duke përdorur

vetëm pjesë ndërrimi identike.

Kjo gjë do të sigurojë

ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.

PARALAJMËRIMET E SIGURISË PËR MOTOSHARRËN

Fëmijët dhe të rinjutë, me përjashtim të nxënësve

më të mëdhenj se 16 vjeç dhe nën monitorim, nuk

mund ta përdorin motosharrën. E njëjta gjë vlen

edhe për personat që nuk dinë ose nuk dinë

mjaftueshëm për mënyrën e manovrimit të

motosharrës.

Udhëzimet e përdorimit duhet të jenë

gjithmonë të disponueshme. Personat e papërshtatshëm

ose të lodhur nuk duhet ta përdorin motosharrën.

Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg nga motosharra

kur motori është në punë. Para se ta ndizni sharrën,

sigurohuni që zinxhiri i sharrës të mos jetë në

kontakt me ndonjë gjë.

Një moment mungese të

vëmendjes kur përdorni motosharrat mund të shkaktojë

ngatërrimin e veshjeve ose të trupitme zinxhirin e

sharrës.

Mbajeni gjithmonë motosharrën me dorën e djathtë

në dorezën prapa dhe dorën e majtë në dorezën

përpara.

Mbajtja e motosharrës me një konfigurim të

kundërt të duarve rrit rrezikun e dëmtimeve personale

dhe nuk duhet të bëhet asnjëherë.

Mbajeni veglën e punës vetëm nga sipërfaqet e

izoluara të kapjes, pasi zinxhiri i sharrës mund të

bjerë në kontakt me tela të fshehur ose kordonin e

saj.

Kontakti i zinxhirit të sharrës me një tel elektrik do të

bëjë që pjesët metalike të ekspozuara të veglës së punës

të përcjellin energjinë elektrike dhe të shkaktojnë goditjen

e operatorit.

Mbani syze sigurie dhe mbrojtëse për veshët.

Rekomandohen gjithashtu pajisje të tjera mbrojtëse

për kokën, duart, kofshët dhe këmbët.

Veshjet e

përshtatshme mbrojtëse do të zvogëlojnë dëmtimet

personale nga copat që fluturojnë ose kontakti aksidental

me zinxhirin e sharrës.

Mos e përdorni motosharrën në një pemë.

Përdorimi i

një motosharre në një pemë mund të shkaktojë dëmtime

personale.

Siguroni një vendosje të mirë të këmbëve dhe

përdoreni motosharrën vetëm kur jeni në një

sipërfaqe të qëndrueshme, të sigurt dhe të rrafshët.

Sipërfaqet e rrëshqitshme ose të paqëndrueshme si

shkallët mund të shkaktojnë humbje të ekuilibrit ose të

kontrollit të motosharrës.

Kur prisni një degë që është e tendosur, kini kujdes

për reagimin e saj si sustë.

Kur lirohet tendosja e

fibrave të drurit, dega e shndërruar në sustë mund të

godasë përdoruesin dhe/ose ta hedhë motosharrën të

pakontrolluar.

Ushtroni shumë kujdes kur prisni shkurre ose

fidanë.

Materiali i hollë mund të kapet në zinxhirin e

sharrësd dhe t’ju qëllojë ose t’ju prishë ekuilibrin.

instrukcjapopolsku.pl
Nadal masz pytania?

Nie znalazłeś odpowiedzi w instrukcji lub masz inne problemy? Zadaj pytanie w poniższym formularzu i opisz szczegółowo swoją sytuację, aby inni użytkownicy i eksperci mogli udzielić ci odpowiedzi. Jeśli wiesz, jak rozwiązać problem innej osoby, podziel się swoją wiedzą :)