Gorenje WHI941ST - Instrukcja obsługi - Strona 17

Gorenje WHI941ST Okap – Instrukcja obsługi w formacie pdf, czytaj online za darmo. Mamy nadzieję, że okaże się ona pomocna w przypadku jakichkolwiek pytań związanych z użytkowaniem urządzenia.

Jeśli nadal masz wątpliwości, zadaj pytanie w komentarzach pod instrukcją.

"Ładowanie instrukcji" oznacza, że musisz poczekać na pobranie pliku, aby móc go przeczytać online. Niektóre instrukcje są bardzo obszerne, a czas ich ładowania zależy od szybkości łącza internetowego.
Strona:
/ 38
Ładowanie instrukcji

111

PËRDORIMI

Oxhaku thithës është realizuar për t’përdorur në lloji thithës me nxjerrje të jashtme ajri ose filtuese me qarkullim të brendshëm.

Lloji thithës

Avujt nxirren jashtë nëpërmjet një tubi shkarkimi të fiksuar në fllanxhën e rakordimit. Diametri tubit të shkarkimit duhet të jetë barabartë me

diametrin e unazës lidhëse.

Kujdes! Tubi evakuimit nuk përfshihet tek pajisjet ndaj duhet blerë.

Në pjesën horizontale, tubi duhet të ketë një përkulje të lehtë në pjesën e sipërme (rreth 10˚ ) në mënyrë që të mund ta transportojë ajrin

jashtë lehtësisht.

Nëse oxhaku është pajisur me filtra karboni, këta duhet të hiqen.

Lidheni oxhakun me tubat dhe vrimat e shkarkimit në mur me një diametër të barabartë me daljen e ajrit (fllanxhën e rakordimit).

Përdorimi tubave dhe vrimave të shkarkimit në mur me diametër më të vogël seç duhet do të çojë në një ulje të fuqisë thithëse dhe në një

rritje të madhe të zhurmës.

Përjashtohemi nga çdo përgjegjësi për një rast të tillë.

!

Perdorn nje kabëll sa më të shkurtër

!

Përdor një kabëll me sa më pak kthesa (kendi kthesës maksimumi 90° )

!

Evitoni kthesat e forta te pjesëvë të kabllit.

!

Përdoni një kabëll që pjësen e brëndshme ta ketë sa më të lëmuar.

!

Materiali kabullit duhet të jëtë sipas normativave të paracaktuara.

Lloji filtrues

Ajri thithur do të pastrohet e aromatizohet përpara se të rikthehet në dhomë.Për ta përdorur oxhakun në këtë version është e nevojshme të

instalohet një sistem filtrimi pajisur me bazë filtrash karboni.

MONTIMI

Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse të eneve mbi pllakën e gatimit dhe pjesës më të poshtme të oxhakut thithës duhet të jetë jo

më pak se 50cm në rastin e kuzhinave elekrike dhe jo më pak se 65cm në rastin e kuzhinave me gaz apo të përziera.

Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë një largësi më të madhe, duhet të mbahet gjithnjë parasysh.

Lidhja Elektrike

Tensioni rrymës duhet të përkojë me tensionin e treguar në etiketën e vendosur nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse ka një spinë atëherë

lidheni oxhakun me prizën në mur sipas rregullave në fuqi, të vendosur në një zonë të arritshme edhe pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë

(me lidhje direkte ose me qark elektrik), ose nëse spina nuk gjendet në një zonë të arritshme, edhe pas instalimit, përdorni një çelës sigurese

që garanton shkëputjen e plotë të oxhakut nga rryma elektrike në rast mbingarkese të kategorisë III, në zbatim të rregullave të montimit.

Kujdes! Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut me rrymën elektrike dhe të verifikoni funksionimin e drejtë, kontrolloni gjithnjë që kablloja

ushqyese të jetë montuar si duhet.

Oxhaku është pajisur me një kavo ushqyesi të veçantë; në rast dëmtimi të kavos, kërkojini një tjetër shërbimit të ndihmës teknike.

Montimi

Produkt me peshe te madhe ,levizja dhe instalimi aspiratorit duhet bere te pakten nga dy me shume persona. Përpara se të filloni instalimin:

Verifikoni nëse produkti blerë ka përmasat e duhura me zonën ku to të bëhet instalimi.

Hiqni filtrin/at prej karboni aktiv nëse ekzistojnë (shihni dhe paragrafin përkatës).Ky/keto filtër/do te rimontohet/en vetëm nëse do të

përdoret oxhaku llojit filtrues.

Verifikoni që në brendësi të oxhakut të mos ketë(për arsye transporti), materiale amballazhi (psh, zarfa me vida, garancia etj), sipas

rastit hiqini dhe ruajini.

Nëse është e mundur të hiqni dhe të lëvizni mobiljet ekzistuese përreth zonës ku do të montohet oxhaku në mënyrë që të ketë me

shumë hapsirë midis murit dhe tavanit ku do të montohet oxhaku. Përndryshe mundohuni të ruani sa me shumë te jetë e mundur

mobiljet dhe të gjitha pjesët që do të ndikohen nga instalimi. Zgjidhni një sipërfaqe të sheshtë, mbuloheni me një mbulesë në mënyrë

që të mos dëmtohet, pastaj vendosni oxhakun dhe pjesët e amballazhit.

Verifikoni ndërkaq që në afërsi të zonës së instalimit të oxhakut (zonë që të jetë e përdorshme edhe kur të jetë oxhaku montuar) të jetë

e disponueshme një prizë elektrike e të jetë e mundur të lidhet me një paisje që shkarkon tymin jashtë(vetëm lloji thithës).

Të ndiqen të gjitha punimet e nevojshme gjatë ndërtimit të murit (psh instalimin e një prize elektrike si dhe një vrimë që do të shërbeje

për kalimin e tubës së shkarkimit.

Oxhaku është pajisur me priza fiksuese, të përshtatshme për pjesën më të madhe te mureve dhe tavaneve. Është gjithsesi e rëndësishme

të kontaktoni me një teknik të kualifikuar, për t’iu siguruar në lidhje me përshtatshmërine e materialit me muret dhe tavanin. Muri ose tavani

duhet të jenë të qëndrueshëm në mënyrë që të përballojnë peshën e oxhakut.

instrukcjapopolsku.pl
Nadal masz pytania?

Nie znalazłeś odpowiedzi w instrukcji lub masz inne problemy? Zadaj pytanie w poniższym formularzu i opisz szczegółowo swoją sytuację, aby inni użytkownicy i eksperci mogli udzielić ci odpowiedzi. Jeśli wiesz, jak rozwiązać problem innej osoby, podziel się swoją wiedzą :)