AEG DK9690M - Instrukcja obsługi - Strona 15

AEG DK9690M Okap – Instrukcja obsługi w formacie pdf, czytaj online za darmo. Mamy nadzieję, że okaże się ona pomocna w przypadku jakichkolwiek pytań związanych z użytkowaniem urządzenia.

Jeśli nadal masz wątpliwości, zadaj pytanie w komentarzach pod instrukcją.

"Ładowanie instrukcji" oznacza, że musisz poczekać na pobranie pliku, aby móc go przeczytać online. Niektóre instrukcje są bardzo obszerne, a czas ich ładowania zależy od szybkości łącza internetowego.
Strona:
/ 19
Ładowanie instrukcji

54

SQ - Udhëzime montimi dhe përdorimi

Zbatoni me përpikmëri udhëzimet e përshkruara në këtë manual

.

Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të
shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual.
Oxhaku është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak.

Vërejtje

Kujdes!

Mos e lidhni pajisjen me rrymën elektrike pa kryer plotësisht

instalimin.
Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga
rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresës e përgjithshme të
banesës.
Gjatë ë gjitha veprimeve montuese apo të mirëmbajtjes përdorni dorashka
pune.
Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijë ose nga persona që nuk janë në
gjendje nga pikëpamja fizike, shqisore apo mendore,
dhe që nuk kanë njohje dhe eksperiencë për përdorimin e pajisjes, në të
kundërt duhet të mbikqyren ose të mësohen për përdorimin e saj nga një
njeri i përgjegjshëm për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbahen nën vëzhgim me qëllim që të mos luajnë me
pajisjen.
Mos e përdorni KURRË oxhakun nëse rrjeti i filtrave nuk është montuar siç
duhet!
Oxhaku nuk duhet të përdoret KURRË si mbështetëse për të vendosur
sende, veç në rast se janë të këshilluara posaçërisht.
Kur oxhaku përdoret njëkohësisht me pajisje të tjera me gaz apo lëndë të
tjera djegëse, ambjenti duhet të ajroset në mënyrë të mjaftueshme.
Ajri i thithur nuk duhet të dërgohet kurrë në një tubacion që përdoret për
nxjerrjen e tymit të pajisjeve me djegje gazi apo lëndë të tjera djegëse. Është
e ndaluar rreptësisht të gatuani me flakë poshtë oxhakut thithës.
Lënia e zjarrit të lirë mund të dëmtojë filtrat dhe mund të shkaktojë zjarr,
prandaj duhet të mënjanohet patjetër.
Skuqjet e produkteve ushqimore duhet të bëhen nën vëzhgim për të
parandaluar zjarrin në rast tejnxehjeje të vajit.
Kur suprina është duke punuar pjesët e oxhakut mund të nxehen.
Për sa i përket masave teknike dhe të sigurisë që duhet të zbatohen për
nxjerrjen e tymit, duhet të zbatohen me përpikmëri rregulloret e ndërmarrjeve
lokale kompetente.
Oxhaku duhet të pastrohet rregullisht si brenda ashtu edhe jashtë (TË
PAKTËN NJË HERË NË MUAJ, duke respektuar rregullat e përshkruara në
këtë manual)
Moszbatimi i këtyre rregullave të pastërtisë së oxhakut dhe të ndërrimit e
pastrimit të filtrave të yndyrës përbën rrezik zjarri.
Mos e përdorni oxhakun nëse llambat nuk janë të vendosura siç duhet për të
mënjanuar kështu rrezikun e dridhjeve nga rryma elektrike.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të
shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual.
Kjo pajisje është e pajisur me shenjën dalluese sipas direktivës evropiane
2002/96/CE për pajisjet elektrike dhe elektronike (waste electrical and
electronic equipment- WEEE).
Duke u kujdesur për një eliminim të rregullt të pajisjes, ndihmoni në
shmangjen e pasojave negative që mund të dëmtojnë ambjentin dhe
shëndetin në rast përpunimi jo të duhur të pajisjes.

Shenja

e vendosur mbi pajisje apo në dokumentacionin përkatës,

tregon se pajisja nuk mund të trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Kështu ajo
duhet të grumbullohet në qendrën e përcaktuar për riciklimin e pajisjeve
elektrike dhe elektronike. Per eliminimin e pajisjeve te tilla duhet të zbatohen
rregullat vendore në fuqi për eliminimin e mbeturinave.
Për informacione më të hollësishme rreth trajtimit, grumbullimit dhe riciklimit
të këtij produkti, ju lutem të lidheni me këshillin tuaj vendor, me shërbimin
tuaj të eliminimit të mbeturinave shtëpiake ose me pikëshitjen ku keni blerë
pajisjen.

Përdorimi

Oxhaku është realizuar për t’u përdorur në variantin thithës me shkarkim të

jashtëm

ose filtrues me qarkullim të brendshëm

.

Për të përdorur oxhakun në variantin thithës, është i nevojshëm filtri prej
karboni (një ose dy sipas modelit).
Në përgjithësi filtri prej karboni blihet.

Shënim:

në disa modele filtri prej karboni jepet bashkë me pajisjet; përpara

se të kontaktoni shitësin e autorizuar ku do ta blini, verifikojeni nëse është i
montuar mbi oxhak ose nëse është vendosur brenda amballazhit.

Montimi

Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse të eneve mbi pllakën e
gatimit dhe pjesës më të poshtme të oxhakut thithës duhet të jetë jo më pak
se 50cm në rastin e kuzhinave elekrike dhe jo më pak se 65cm në rastin e
kuzhinave me gaz apo të përziera.
Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë një
largësi më të madhe, duhet të mbahet gjithnjë parasysh.
Tensioni i rrymës duhet të përkojë me tensionin e treguar në etiketën e
vendosur nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse ka një spinë atëherë
lidheni oxhakun me prizën në mur sipas rregullave në fuqi, të vendosur në
një zonë të arritshme edhe pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë (me lidhje
direkte ose me qark elektrik), ose nëse spina nuk gjendet në një zonë të
arritshme, edhe pas instalimit, përdorni një çelës sigurese që garanton
shkëputjen e plotë të oxhakut nga rryma elektrike në rast mbingarkese të
kategorisë III, në zbatim të rregullave të montimit.

Kujdes!

Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut me rrymën elektrike dhe të

verifikoni funksionimin e drejtë, kontrolloni gjithnjë që kablloja ushqyese të
jetë montuar si duhet.

instrukcjapopolsku.pl
Nadal masz pytania?

Nie znalazłeś odpowiedzi w instrukcji lub masz inne problemy? Zadaj pytanie w poniższym formularzu i opisz szczegółowo swoją sytuację, aby inni użytkownicy i eksperci mogli udzielić ci odpowiedzi. Jeśli wiesz, jak rozwiązać problem innej osoby, podziel się swoją wiedzą :)