Philips XC8347/01 Odkurzacz – Instrukcja obsługi w formacie pdf, czytaj online za darmo. Mamy nadzieję, że okaże się ona pomocna w przypadku jakichkolwiek pytań związanych z użytkowaniem urządzenia.
Jeśli nadal masz wątpliwości, zadaj pytanie w komentarzach pod instrukcją.
"Ładowanie instrukcji" oznacza, że musisz poczekać na pobranie pliku, aby móc go przeczytać online. Niektóre instrukcje są bardzo obszerne, a czas ich ładowania zależy od szybkości łącza internetowego.
91
Shqip
- Mos i vendosni produktet dhe bateritë e tyre në furra me mikrovalë apo në tenxhere induksioni.
- Nëse bateritë janë dëmtuar apo pikojnë, shmangni kontaktin me lëkurën ose sytë. Nëse ju ndodh
diçka e tillë, shpëlahuni menjëherë me ujë dhe kërkoni ndihmën mjekësore.
- Ky produkt përmban një bateri të rikarikueshme. Bateria mund të ndërrohet vetëm nga një
inxhinier i kualifikuar shërbimi.
- Dërgojeni pajisjen te një qendër e autorizuar shërbimi e "Philips" në rast se bateria nuk karikohet
më ose nëse shkarkohet shpejt.
Kujdes
- Gjatë karikimit, ushqyesi është i nxehtë kur e prekni. Kjo është normale.
- Mos e hiqni, mos e vendosni në prizë dhe as mos e përdorni pajisjen me duar të lagura.
- Mos e hiqni ushqyesin nga priza duke tërhequr kordonin (Fig. 1). Kur nuk e përdorni stacionin e
karikimit, hiqeni pajisjen gjithmonë nga priza duke hequr fillimisht diskun magnetik të karikimit nga
pjesa e poshtme e pajisjes (Fig. 2).
- Fikeni gjithmonë pajisjen pas përdorimit dhe përpara se ta karikoni.
- Gjatë fshirjes me fshesë korrenti, mos i bllokoni asnjëherë vrimat e nxjerrjes së ajrit në pjesën e
pasme të pajisjes.
- Mos e pastroni enën e pluhurit dhe kapakun e saj në enëlarëse. Ato nuk janë të përshtatshme për
t'u larë në enëlarëse.
- Për të shmangur dëmtimin e materialit të bardhë të mbajtëses së filtrit, mos e pastroni atë me
fshesë të zakonshme korrenti apo me furçë.
- Gjithmonë përdoreni fshesën me filtrin e vendosur.
- Nëse e pastroni me ujë filtrin sfungjer që mund të lahet, sigurohuni që të jetë plotësisht i thatë
përpara se ta vendosni sërish në mbajtësen e filtrit dhe në enën e pluhurit. Mos e thani filtrin
sfungjer nën dritën e drejtpërdrejtë të diellit, mbi kalorifer ose në tharëse rrobash. Mos e pastroni
mbajtësen e filtrit me ujë. Kjo pjesë nuk mund të lahet me ujë.
- Ndërrojeni filtrin nëse nuk mund të pastrohet më siç duhet ose nëse është dëmtuar (shih 'Porositja
e aksesorëve').
- Asnjëherë mos përdorni aksesorë ose pjesë nga prodhues të tjerë ose që "Philips" nuk i
rekomandon në mënyrë të posaçme. Nëse përdorni aksesorë ose pjesë të tilla, garancia juaj bëhet
e pavlefshme.
- Sigurohuni që pajisja të jetë instaluar me stacionin e karikimit të vendosur në mur sipas
udhëzimeve në manualin e përdorimit.
- Për të shmangur goditjen elektrike, bëni kujdes kur shponi vrima në mur për të vendosur stacionin
e karikimit.
- Duke qenë se kjo pajisje përdor ujë për të pastruar, dyshemeja mund të qëndrojë e lagur dhe e
rrëshqitshme për pak kohë (Fig. 3).
- Mos e ngrini ose anoni grykëzën kur depozita e ujit është e montuar dhe plotë, pasi uji mund të
dalë me spërkatje nga depozita.
- Për të parandaluar dëmtimin, mos hidhni asnjëherë në depozitën e ujit dyllë, vaj, produkte për
mirëmbajtjen e dyshemesë ose solucione të lëngshme pastrimi për dysheme, të cilat nuk treten në
ujë.
- Për të parandaluar dëmtimin, mos hidhni asnjëherë vajra eterikë ose lëndë të ngjashme në
depozitën e ujit dhe mos e lini pajisjen t'i mbledhë ato.
- Përdorni vetëm solucione të lëngshme pastrimi për dysheme që janë të tejdukshme. Mos përdorni
solucione pastrimi si qumësht ose jo të tejdukshme për dysheme.
- Mos kombinoni lloje të ndryshme solucionesh pastrimi për dysheme. Nëse keni përdorur një
solucion të lëngshëm pastrimi për dysheme, fillimisht zbrazeni dhe shpëlajeni depozitën e ujit
përpara se të shtoni një tjetër solucion pastrimi të lëngshëm për dysheme në depozitë.
Spis treści
- 7 Polski; Ważne informacje dotyczące bezpieczeństwa; Niebezpieczeństwo; Ostrzeżenie
- 8 Uwaga
- 9 Używanie urządzenia; Ograniczenia użytkowania
- 10 Wkład mopujący i pasek rozprowadzający wodę; Czyszczenie zbiornika na wodę; Zamawianie akcesoriów; Gwarancja i pomoc techniczna; Recykling
- 11 Usuwanie wbudowanego akumulatora; Czas pracy
- 12 Sygnały interfejsu użytkownika i ich znaczenie
- 13 Rozwiązywanie problemów
- 16 Korzystanie ze zbiornika wody
Nadal masz pytania?Nie znalazłeś odpowiedzi w instrukcji lub masz inne problemy? Zadaj pytanie w poniższym formularzu i opisz szczegółowo swoją sytuację, aby inni użytkownicy i eksperci mogli udzielić ci odpowiedzi. Jeśli wiesz, jak rozwiązać problem innej osoby, podziel się swoją wiedzą :)