Makita UR2300 - Instrukcja obsługi - Strona 26

Makita UR2300
Ładowanie instrukcji

144

MIRËMBAJTJA

PARALAJMËRIM:

Gjithmonë sigurohuni që vegla të jetë fikur dhe

hequr nga priza para se të përpiqeni të kryeni

kontroll ose mirëmbajtje të funksioneve të veglës.

Gabimet në fikje dhe heqja nga priza mund të shkaktojnë

lëndim të rëndë personal nga ndezja padashje.

NJOFTIM:

• Kurrë mos përdorni vajguri, benzinë, hollues, alkool ose

lëndë të ngjashme. Mund të krijohet çngjyrim, deformim

ose plasaritje.

Zëvendësimi i kordonit prej najloni (Figura 17)

PARALAJMËRIM:

Sigurohuni që koka prerëse prej najloni të jetë

shtrënguar mirë në vegël para përdorimit.

Mos-

shtrëngimi i mirë i kokës prerëse prej najloni mund ta

flakë me vërtitje duke shkaktuar lëndim personal të

rëndë.

INTERVALI I MIRËMBAJTJES

Pjesët:

Intervali:

Si ta bëni:

Kordoni i rrymës

Çdo herë para

përdorimit

Kontrolloni vizualisht që të mos mbahet keq ose

dëmtohet. Nëse dëmtohet, kërkoni riparimin nga qendra

e shërbimit.

Vidha e dorezës

Çdo herë para

përdorimit

Kontrolloni që vidha të mos jetë e liruar. Shtrëngojeni

vidhën nëse është e liruar. Zëvendësojeni vidhën nëse

është dëmtuar.

Mbrojtëse e veglës prerëse

(mbrojtësja)

Çdo herë para

përdorimit

Kontrolloni që vidha të mos jetë e lirshme, që mbrojtësja

të mos jetë e dëmtuar. Shtrëngojeni mbrojtësen nëse

është dëmtuar. Zëvendësojeni mbrojtësen nëse

dëmtohet.

Teh prerës

Çdo 10 orë

Pas çdo përdorimi, vajoseni me vaj kundër gërryerjes.

Kontrolloni nëse nuk është e dëmtuar. Zëvendësojeni

nëse është e dëmtuar.

Koka prerëse prej najloni

Çdo 10 orë

Kontrolloni vizualisht që të mos mbahet keq ose

dëmtohet. Nëse dëmtohet, zëvendësojeni.

Boshti i ingranazheve

Çdo 10 orë

Vajoseni me vaj kundër gërryerjes.

1. Heqja e kokës prerëse prej najloni.

2. Hiqeni mbulesën duke shtypur dy kapëset që janë

dy seksionet me kanale në dy krahët e kupës.

3. Hiqeni bobinën. Dhe hiqeni kordonin e vjetër prej

najloni nga bobina.

4. Prisni një kordon najloni në gjatësinë 3 – 6 m.

Paloseni kordonin prerës në dy gjysma, duke lënë

njërën gjysmë 80 – 100 mm më të gjatë se tjetra.

(Figura 18)

5. Vareni mesin e kordonit prej najloni në lakun

e ndodhur në qendër të bobinës ndërmjet dy

kanaleve të krijuara për kordonin e najlonit.

(Figura 19)

6. Mbështillni fort të dyja skajet përgjatë kanaleve

në drejtimin e treguar nga shigjeta në bobinë.

(Figura 20)

7. Vendosini kordonët prej najloni përmes kanaleve të

vrimave që të dalin nga kupa.

8. Bashkërenditeni pjesën e dalë në pjesën e poshtme

të mbulesës me kanalet e vrimave. Pastaj shtyjeni

mbulesën fort në kupë për ta fiksuar. Sigurohuni që

kapëset të jenë përhapur plotësisht në mbulesë.

Për të ruajtur SIGURINË dhe BESUESHMËRINË,

riparimet dhe mirëmbajtja ose ndryshimet e tjera duhet të

kryhen nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita,

duke përdorur gjithmonë pjesë këmbimi të Makita.

"Ładowanie instrukcji" oznacza, że należy poczekać, aż plik się załaduje i będzie można go czytać online. Niektóre instrukcje są bardzo obszerne, a czas ich ładowania zależy od prędkości Twojego internetu.

Podsumowanie

Strona 7 - POLSKI; Objaśnienia do widoku ogólnego; DANE TECHNICZNE; Hałas; Drgania

115 POLSKI (Oryginalna instrukcja) Objaśnienia do widoku ogólnego 1 Uchwyt na przewód 2 Przewód zasilający (w niektórych krajach kształt wtyczki może być inny) 3 Uchwyt tylny 4 Dźwignia blokady 5 Język spustowy przełącznika 6 Uchwyt przedni 7 Zaczep (punkt mocowania) 8 Ogranicznik 9 Osłona elementu ...

Strona 8 - DEKLARACJA ZGODNOŚCI WE; Dotyczy tylko krajów europejskich

116 • Deklarowana wartość emisji drgań została zmierzona zgodnie ze standardową metodą testowania i może być wykorzystywana do porównywania jednego narzędzia z innym. • Deklarowana wartość emisji drgań może być również wykorzystywana do wstępnej oceny narażenia. OSTRZEŻENIE: • Emisja drgań podczas f...

Strona 10 - Przeznaczenie

118 21. Nieużywane elektronarzędzia należy chronić przed dziećmi. Nie wolno również zezwalać na korzystanie z nich osobom, które nie znają danego narzędzia albo nie zapoznały się z jego instrukcją obsługi. Elektronarzędzia w rękach użytkowników bez przeszkolenia mogą być niebezpieczne. 22. O elektro...

Inne modele trymery Makita