Beko BMOB17131X - Instrukcja obsługi - Strona 46

Beko BMOB17131X Kuchenka mikrofalowa – Instrukcja obsługi w formacie pdf, czytaj online za darmo. Mamy nadzieję, że okaże się ona pomocna w przypadku jakichkolwiek pytań związanych z użytkowaniem urządzenia.

Jeśli nadal masz wątpliwości, zadaj pytanie w komentarzach pod instrukcją.

"Ładowanie instrukcji" oznacza, że musisz poczekać na pobranie pliku, aby móc go przeczytać online. Niektóre instrukcje są bardzo obszerne, a czas ich ładowania zależy od szybkości łącza internetowego.
Strona:
/ 74
Ładowanie instrukcji

Furrë me mikrovalë / Manuali i përdorimit

220 / SQ

5 Pastrimi dhe kujdesi

5.1 Pastrimi

A

PARALAJMËRIM:

Kurrë mos

përdorni benzinë, hollues, agjentë

pastrues gërryes, objekte metalike

ose furça të forta për të pastruar

pajisjen.

A

PARALAJMËRIM:

Kurrë mos

e zhytni pajisjen ose kabllin e saj

elektrik në ujë a në ndonjë lëng

tjetër.

1. Fikeni pajisjen dhe hiqeni nga priza.
2. Pritni derisa pajisja të ftohet plotësisht.
3. Mbajeni furrën të pastër nga brenda. Fshijeni me

një leckë të njomë kur ushqimi i spërkatur ose

lëngjet e derdhura janë ngjitur në faqet e furrës.

Mund të përdoret një detergjent i butë nëse

furra bëhet shumë pis. Shmangni përdorimin

e sprajeve dhe të agjentëve të tjetër të ashpër

pastrues pasi mund të krijojnë njolla, shenja dhe

patejdukshmëri në sipërfaqen e derës.

4. Sipërfaqet e jashtme të furrës duhet të

pastrohen me një pecetë të njomë. Mos lejoni të

hyjë ujë nga vrimat e ajrosjes që të parandaloni

dëmtimin e pjesëve funksionuese të furrës.

5. Pastrojini shpesh me një pecetë të njomë të

dyja anët e derës dhe të xhamit, guarnicionet

e derës dhe pjesët pranë guarnicioneve që të

hiqni njollat e derdhjeve dhe të spërkatjeve. Mos

përdorni agjentë pastrues gërryes.

6. Mos lejoni që paneli i kontrollit të laget.

Pastrojeni me një pecetë të butë të njomë.

Lëreni hapur derën e furrës që të parandaloni

ndonjë përdorim të papritur gjatë pastrimit të

panelit të kontrollit.

7. Nëse krijohet avull brenda ose përreth derës

së furrës, pastrojeni me një pecetë të butë.

Kjo mund të ndodhë kur furra me mikrovalë

përdoret në kushte lagështie të theksuar. Kjo

është normale.

8. Në disa raste, mund të duhet të hiqni pjatën prej

xhami që ta pastroni. Lajeni pjatën me ujë të

ngrohtë me sapun ose në pjatalarëse.

9. Unaza rrotulluese dhe tabani i furrës duhen

pastruar rregullisht për të shmangur zhurmën

e tepërt.

10. Do të mjaftonte të pastronit sipërfaqen e ulët

të furrës me një detergjent të butë. Unaza

rrotulluese mund të lahet me ujë të ngrohtë

me sapun ose në pjatalarëse. Kur e hiqni

unazën rrotulluese nga tabani i brendshëm

i furrës për ta pastruar, sigurohuni që kur ta

rivendosni ta vendosni në pozicionin e duhur.

11. Për të hequr erërat e këqija në furrën tuaj,

vendosni një gotë ujë dhe lëngun e lëkurën e

një limoni në një tas të thellë të përshtatshëm

për t’u përdorur në mikrovalë dhe vëreni

në punë furrën për 5 minuta në modalitetin

mikrovalë. Pastrojeni mirë dhe thajeni me një

pecetë të butë.

12. Ju lutemi kontaktoni me servisin e autorizuar

kur llamba e furrës duhet ndërruar.

13. Furra duhet pastruar rregullisht dhe çdo

mbetje ushqimesh duhet hequr. Nëse furra

nuk mbahet e pastër, kjo mund të shkaktojë

defekte në sipërfaqe që do të ndikonin

negativisht në ciklin e jetës së pajisjes dhe

mund të shkaktonin rreziqe.

14. Ju lutemi mos e hidhni këtë pajisje bashkë

me mbeturinat familjare; furrat e vjetra duhen

çuar te pikat e posaçme të grumbullimit të

mbetjeve të përcaktuara nga bashkitë.

15. Kur furra me mikrovalë përdoret në funksionin

e skarës, mund të krijohet një sasi e vogël tymi

dhe ere dhe ato do të zhduken pas njëfarë

kohe përdorimi.

5.2 Magazinimi

Nëse nuk planifikoni ta përdorni pajisjen për një

kohë të gjatë, magazinojeni atë me kujdes.

Sigurohuni që pajisja të jetë hequr nga priza, të

jetë ftohur dhe të jetë plotësisht e pastër.

Magazinojeni pajisjen në një vend të freskët dhe

të thatë.

Mbajeni pajisjen larg fëmijëve.

instrukcjapopolsku.pl
Nadal masz pytania?

Nie znalazłeś odpowiedzi w instrukcji lub masz inne problemy? Zadaj pytanie w poniższym formularzu i opisz szczegółowo swoją sytuację, aby inni użytkownicy i eksperci mogli udzielić ci odpowiedzi. Jeśli wiesz, jak rozwiązać problem innej osoby, podziel się swoją wiedzą :)