Makita ELM3720 Kosiarka – Instrukcja obsługi w formacie pdf, czytaj online za darmo. Mamy nadzieję, że okaże się ona pomocna w przypadku jakichkolwiek pytań związanych z użytkowaniem urządzenia.
Jeśli nadal masz wątpliwości, zadaj pytanie w komentarzach pod instrukcją.
"Ładowanie instrukcji" oznacza, że musisz poczekać na pobranie pliku, aby móc go przeczytać online. Niektóre instrukcje są bardzo obszerne, a czas ich ładowania zależy od szybkości łącza internetowego.
169
ALBANIAN
27.
Tregoni shumë kujdes kur ndryshoni drejtimin
e kositëses ose kur e tërhiqni drejt vetes.
28.
Ndaloni diskun(disqet) nëse kositësja duhet
anuar për transportim, kur kaloni në sipërfaqe
ku nuk ka bar dhe kur e transportoni nga apo
për në zonën e përdorimit.
29.
Mos e përdorni kurrë kositësen me mbrojtëse
me defekt ose pa montuar në vendin e
duhur pajisje sigurie, për shembull pajisjet
shmangëse dhe/ose koshin e barit.
30.
Ndizeni kositësen me kujdes sipas
udhëzimeve dhe me këmbët larg diskut
(disqeve).
31.
Mos e anoni kositësen kur ndizni motorin,
përveçse kur kositësja duhet të anohet për t’u
ndezur. Në këtë rast mos e anoni më shumë nga
sa është e nevojshme dhe ngrini vetëm pjesën
që është larg përdoruesit. Gjithmonë sigurohuni
që të dyja duart të jenë pozicionin e përdorimit
përpara se ta ktheni në tokë pajisjen.
32.
Mos e ndizni kositësen kur jeni duke qëndruar
përpara vrimës së shkarkimit.
33.
Mos i vendosni duart ose këmbët pranë apo
nën pjesët rrotulluese. Qëndroni gjithmonë
larg vrimës së shkarkimit.
34.
Mos e transportoni kositësen kur kositësja
është e ndezur.
35.
Ndaloni kositësen dhe hiqni spinën nga priza.
Sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të kenë
ndaluar plotësisht
- sa herë që lini kositësen vetëm,
- përpara se të pastroni bllokimet apo të
zhbllokoni marmitën,
- përpara se të kontrolloni, pastroni ose të
punoni me kositësen,
- pasi keni goditur objekte të huaja. Inspektoni
kositësen për dëmtime dhe bëni riparime
përpara se ta rindizni dhe ta përdorni.
36.
Nëse kositësja nis të ketë dridhje jo normale
(kontrollojeni menjëherë)
- inspektoni për dëmtim,
- zëvendësoni ose riparoni pjesët e dëmtuara,
- kontrolloni dhe shtrëngoni pjesët e liruara.
37.
Bëni kujdes gjatë rregullimit të kositëses për
të parandaluar ngecjen e gishtave në disqet që
lëvizin dhe në pjesët e fiksuara të kositëses.
38.
Kositni përmes faqeve të pjerrinave, asnjëherë
lart e poshtë. Bëni kujdes të veçantë kur
ndryshoni drejtimin në zonat e pjerrëta. Mos
kositni në zona me pjerrësi shumë të madhe.
39.
Mos e lani me zorrë; shmangni futjen e ujit në
motor dhe në lidhjet elektrike.
40.
Kontrolloni në intervale të shpeshta që buloni i
montimit të diskut të jetë shtrënguar mirë.
41.
Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të
shtrënguara mirë për t‘u siguruar që pajisja të
jetë në kushte të sigurta pune.
42.
Tregoni kujdes sepse rrotullimi i njërës fletë
bën që edhe fletët e tjera të rrotullohen.
43.
Lëreni gjithmonë kositësen të ftohet përpara
se ta magazinoni.
44.
Gjatë kryerjes së shërbimeve te disqet bëni
kujdes që edhe pse burimi i energjisë është i
fikur, disqet mund të lëvizin ende.
45.
Për siguri, ndërrojini pjesët e konsumuara apo
të dëmtuara. Përdorni vetëm pjesë këmbimi
dhe aksesorë origjinalë.
46.
Bëjini shërbim veglës elektrike nga një person
i kualifikuar për riparime, duke përdorur vetëm
pjesë identike zëvendësimi.
Kjo do ta mbajë të
sigurt veglën elektrike.
47.
Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin dhe
ndërrimin e aksesorëve.
48.
Mbajini dorezat të thata, të pastra dhe pa vaj
dhe graso.
49.
Kontrolloni për t’u siguruar që tensioni
dhe frekuenca e furnizimit me energji të
përputhen me specifikimet e dhëna në pllakën
e identifikimit.
Ne rekomandojmë përdorimin
e një çelësi stakues që vepron nga rryma e
mbetur (ndërprerës qarku për lidhje të shkurtër të
tokëzimit) me rrymë veprimi prej 30 mA ose më
pak, ose të një mbrojtësi të rrymës për rrjedhje të
tokës.
50.
Kjo makineri mund të përdoret nga fëmijë të
moshës 8 vjeçare e lart dhe persona me aftësi
të kufizuara fizike, shqisore ose mendore, ose
që u mungon përvoja dhe njohuria, nëse janë
nën mbikëqyrje apo kanë marrë udhëzime në
lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe
kuptimin e rreziqeve të mundshme. Pastrimi
dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të
kryhet nga fëmijë pa mbikëqyrje.
Rreziqet e mbetura
Edhe nëse e përdorni këtë produkt në përputhje me të
gjitha kërkesat e sigurisë, mbeten rreziqe të mundshme
për lëndim dhe dëmtim. Rreziqet e mëposhtme mund
të lindin në lidhje me strukturën dhe dizajnin e këtij
produkti.
1. Defekte shëndetësore si rezultat i emetimit
të dridhjeve nëse produkti po përdoret për
periudha të gjata kohe ose nuk menaxhohet dhe
mirëmbahet siç duhet.
2. Lëndime dhe dëmtime në pronë për shkak të
veglave të prishura të aplikimit ose goditjes së
papritur të objekteve të fshehura gjatë përdorimit.
3. Rreziku i lëndimit dhe i dëmtimit të pronës i
shkaktuar nga objektet fluturuese.
PARALAJMËRIM:
Ky produkt prodhon
fushë elektromagnetike gjatë funksionimit.
Kjo fushë, në disa rrethana, mund të ndërhyjë
te implantet aktive ose pasive mjekësore. Për
të reduktuar rrezikun e lëndimit serioz ose
vdekjeprurës, rekomandojmë që personat me
implante mjekësore të konsultohen me mjekun e
tyre dhe prodhuesin e implantit mjekësor përpara
përdorimit të këtij produkti.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja
ose familjarizimi me produktin (të fituara nga
përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin
me përpikëri të rregullave të sigurisë për
produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të
sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund
të shkaktojnë dëmtime të rënda personale.
Nadal masz pytania?Nie znalazłeś odpowiedzi w instrukcji lub masz inne problemy? Zadaj pytanie w poniższym formularzu i opisz szczegółowo swoją sytuację, aby inni użytkownicy i eksperci mogli udzielić ci odpowiedzi. Jeśli wiesz, jak rozwiązać problem innej osoby, podziel się swoją wiedzą :)