Philips FastCare Compact GC6742/20 - Instrukcja obsługi - Strona 17

Philips FastCare Compact GC6742/20 Generator pary – Instrukcja obsługi w formacie pdf, czytaj online za darmo. Mamy nadzieję, że okaże się ona pomocna w przypadku jakichkolwiek pytań związanych z użytkowaniem urządzenia.

Jeśli nadal masz wątpliwości, zadaj pytanie w komentarzach pod instrukcją.

"Ładowanie instrukcji" oznacza, że musisz poczekać na pobranie pliku, aby móc go przeczytać online. Niektóre instrukcje są bardzo obszerne, a czas ich ładowania zależy od szybkości łącza internetowego.
Strona:
/ 47
Ładowanie instrukcji

113

Shqip

Përdorimi i pajisjes

Hekurosja

Vendosja e temperaturës Vendosja automatike e avullit Lloji i pëlhurës

SYNTH (materialet sintetike)

Pëlhurat sintetike (p.sh., acetat,

akrilik, najlon, viskozë, poliamid,

poliestër)

●●

E mëndafshtë, e leshtë

●●●

për LINEN (të linjta)

Pambuk, e linjtë

1

Vëreni pajisjen mbi një sipërfaqe të qëndrueshme dhe të njëtrajtshme.
Shënim: Për të siguruar hekurosjen e sigurt ne rekomandojmë që gjithmonë ta vendosni bazën në një

tavolinë të qëndrueshme hekurosjeje.

2

Sigurohuni që të ketë mjaft ujë në depozitën e ujit.

3

Nxirrni kordonin elektrik dhe zorrën e furnizimit me ujë nga foleja e mbajtjes.

4

Vëreni spinën në një prizë me tokëzim dhe shtypni çelësin e ndezjes/fikjes për ta ndezur pajisjen.

5

Rrotulloni çelësin rrotullues të temperaturës në temperaturën e duhur sipas tabelës më lart. Pajisja e

përshtat avullin automatikisht në varësi të temperaturës së zgjedhur.
Shënim: Shihni etiketën e rrobës për vendosjen e temperaturës së rekomanduar. Mos hekurosni tekstile

të pahekurosshme.

6

Prisni derisa të dritat "hekuri gati" të qëndrojë ndezur (fig. 4). Kjo mund të kërkojë rreth 2 minuta.

7

Vetëm për serinë GC6730, GC6740: Shtypni butonin e shkyçjes për ta shkyçur hekurin nga platforma

(

Fig. 5

).

8

Shtypni dhe mbani shtypur butonin e avullit për të filluar hekurosjen (

Fig. 6).

Paralajmërim: Asnjëherë mos e drejtoni avullin drejt njerëzve.

Shënim: Kur përdorni pajisjen për herë të parë, mund të duhen 30 sekonda që avulli të dalë nga pajisja.
Shënim: Pompa aktivizohet sa herë që shtypni butonin e avullit. Prodhon një zhurmë të butë kërcitëse,

e cila është normale. Kur nuk ka ujë në depozitën e ujit, zhurma e pompës është më e lartë. Mbushni

depozitën e ujit me ujë kur niveli i ujit në bie nën nivelin minimal.

Funksionin e përforcimit të avullit

1

Shtypni dy herë shpejt butonin e avullit për të lëshuar një rrymë të fuqishme avulli për 3 sekonda (Fig. 7).
Shënim: Përdorimi i funksionit të përforcimit të avullit rekomandohet vetëm për rrudhat e forta.

Hekurosja vertikale

Paralajmërim: Nga hekuri del avull i nxehtë. Mos u përpiqni kurrë të hiqni rrudhat nga veshjet

ndërkohë që dikush i ka të veshura në trup (Fig. 8

). Mos lëshoni avull pranë dorës suaj apo të

dikujt tjetër.

Hekurin me avull mund ta përdorni në pozicion vertikal për të hequr rrudhat nga tekstilet e varura.

1

Mbajeni hekurin në pozicion vertikal, shtypni butonin e avullit dhe prekeni lehtë rrobën me pllakën e

poshtme dhe lëvizeni hekurin lart e poshtë (

Fig. 9).

instrukcjapopolsku.pl
Nadal masz pytania?

Nie znalazłeś odpowiedzi w instrukcji lub masz inne problemy? Zadaj pytanie w poniższym formularzu i opisz szczegółowo swoją sytuację, aby inni użytkownicy i eksperci mogli udzielić ci odpowiedzi. Jeśli wiesz, jak rozwiązać problem innej osoby, podziel się swoją wiedzą :)