Philips 5000 HD5120/00 - Instrukcja obsługi - Strona 31

Philips 5000 HD5120/00 Ekspres do kawy – Instrukcja obsługi w formacie pdf, czytaj online za darmo. Mamy nadzieję, że okaże się ona pomocna w przypadku jakichkolwiek pytań związanych z użytkowaniem urządzenia.

Jeśli nadal masz wątpliwości, zadaj pytanie w komentarzach pod instrukcją.

"Ładowanie instrukcji" oznacza, że musisz poczekać na pobranie pliku, aby móc go przeczytać online. Niektóre instrukcje są bardzo obszerne, a czas ich ładowania zależy od szybkości łącza internetowego.
Strona:
/ 55
Ładowanie instrukcji

Hyrje

Ju përgëzojmë për blerjen tuaj dhe mirë se vini në "Philips"! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që
ofron "Philips", regjistrojeni produktin në

www.philips.com/welcome

.

Informacion i rëndësishëm sigurie

Lexojeni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara përdorimit të pajisjes dhe ruajeni për
referencë në të ardhmen.

Rrezik

-

Mos e zhytni asnjëherë pajisjen në ujë apo në ndonjë lëng tjetër.

Paralajmërim

-

Kontrolloni nëse tensioni i treguar në pajisje korrespondon me tensionin e rrjetit lokal përpara se të
lidhni pajisjen.

-

Lidheni pajisjen me një prizë të tokëzuar.

-

Nëse priza, kordoni elektrik ose pajisja vetë është e dëmtuar, mos e përdorni pajisjen.

-

Për të shmangur rrezikun në raste kur kordoni elektrik është i dëmtuar, ky duhet të zëvendësohet
nga "Philips", nga një qendër shërbimi e autorizuar nga "Philips" ose nga persona me kualifikim të
ngjashëm.

-

Pajisja mund të përdoret nga fëmijë 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore
ose mendore, ose me mungesë përvoje e njohurish, nëse mbikëqyren apo udhëzohen për përdorimin
e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet që paraqiten. Pastrimi dhe mirëmbajtja
nga përdoruesi nuk duhet të kryhen nga fëmijët nëse ata janë nën 8 vjeç dhe të pambikëqyrur.
Mbajeni pajisjen dhe kordonin e saj larg fëmijëve nën 8 vjeç.

-

Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.

-

Mos e lini kordonin elektrik të varet në skajin e tavolinës apo banakut në të cilin qëndron pajisja.

-

Përdoreni këtë pajisje vetëm për qëllimin e saj të synuar për të shmangur rrezikun ose lëndimin e
mundshëm.

Kujdes

-

Shpëlajeni gjithmonë pajisjen me ujë të pastër përpara përdorimit të parë.

-

Mos e vendosni pajisjen mbi një sipërfaqe të nxehtë dhe mos e lini kordonin elektrik të bjerë në
kontakt me sipërfaqet e nxehta.

-

Mos e vendosni pajisjen në dollap gjatë përdorimit.

-

Hiqeni pajisjen nga priza përpara se ta pastroni dhe nëse ndodhin probleme gjatë përgatitjes.

-

Gjatë përgatitjes dhe derisa ta fikni pajisjen, mbajtësja e filtrit, pjesa e poshtme e pajisjes, pllaka e
nxehtë dhe kana e mbushur me kafe janë të nxehta.

-

Mos e vendosni kanën në sobë ose në mikrovalë për të ngrohur përsëri kafenë.

-

Kjo pajisje është synuar të përdoret në shtëpi dhe për përdorime të ngjashme, si p.sh. në shtëpi
fermash, ambiente për fjetje dhe mëngjes, kuzhina të personelit të dyqaneve, zyra dhe mjedise të
tjera pune, si dhe nga klientët në hotele, motele dhe ambiente të tjera banimi.

-

Gjithmonë kthejeni pajisjen në një qendër shërbimi të autorizuar nga "Philips" për ekzaminim ose
riparim. Mos e hapni pajisjen dhe mos tentoni ta riparoni vetë.

304

Shqip

instrukcjapopolsku.pl
Nadal masz pytania?

Nie znalazłeś odpowiedzi w instrukcji lub masz inne problemy? Zadaj pytanie w poniższym formularzu i opisz szczegółowo swoją sytuację, aby inni użytkownicy i eksperci mogli udzielić ci odpowiedzi. Jeśli wiesz, jak rozwiązać problem innej osoby, podziel się swoją wiedzą :)