Gorenje R706A - Instrukcja obsługi - Strona 14

31
•
Përcaktoni trashësinë e dëshiruar të fetave (0
deri në 15 mm).
•
Përcaktimi i një niveli të ulët ofron feta të ngushta
(p.sh. për sallam, proshutë).
Ndezja dhe Fikja e pajisjes ON/OFF
Rrezik dëmtimi nga tehu i mprehtë
Kur pajisja fiket, tehu vazhdon të rrotullohet për pak
kohë. Mos e prekni me duar!
KUJDES!
Motori mund të tejnxehet
Pas një maksimumi prej 5 minutash përdorimi të
vazhdueshëm, fikeni pajisjen dhe lëreni të ftohet.
Prerja në feta
•
Ushqimin që do të pritet, ngjesheni lehtë në
pllakën mbajtëse dhe rrëshqiteni ngadalë drejt
tehut që lëviz.
Mos e përdorni pajisjen pa rrëshqitësin dhe mbajtësin
e copave, përveç nëse është absolutisht e
nevojshme për shkak të formës dhe madhësisë së
ushqimit.
Pas përdorimit të pajisjes
•
Vendoseni trashësinë e prerjes në
»P«.
•
Pas prerjes në feta të ushqimeve me yndyrë
(p.sh. mish, sallamra, djathë):
•
Pajisja dhe veçanërisht tehu duhet të pastrohen
menjëherë; (shikoni seksionin "Pastrimi").
Pastrimi
Rrezik dëmtimi nga tehu i mprehtë
Përpara se të pastroni pajisjen, hiqeni spinën e kabllit
elektrik nga rrjeti elektrik dhe hiqeni tehun. MOS e
kapni tehun nga sipërfaqja prerëse, por nga pjesa e
montimit të tehut.
Pozicioni i pastrimit
– heqja e pllakës rregulluese
Rrezik nga goditja elektrike
ASNJËHERË mos e zhysni pajisjen në ujë dhe mos
e vendosni në ujë të rrjedhshëm.
KUJDES!
Sipërfaqja e pajisjes mund të dëmtohet,
prandaj
MOS përdorni mjete gërryese për pastrim.
Heqja / vënia e tehut
•
Rrëshkiteni mbrapa rrëshkitësin, derisa të mund
të arrihet tehu.
•
Rrotullojeni pj
esën e montimit të tehut deri fund,
në drejtim të akrepave të orës
dhe hiqeni tehun
(dëgjohet një klikim).
•
Për të futur përsëri tehun, mbajeni vertikalisht
pjesën e montimit të tehut dhe rrotullojeni atë deri
në fund,
në drejtim të kundërt me akrepat e
orës
.
Mbajtja
Tehu është i mprehtë dhe mund të shkaktojë
dëmtime.
Mbajeni pajisjen larg prekjes së fëmijëve.
Vendoseni çelësin rrotullues në
»P«.
.
Mjedisi
Në përfundim të jetës së saj, mos e hidhni
pajisjen me mbeturinat e zakonshme shtëpiake,
por d
orëzojeni atë në një pikë zyrtare
grumbullimi për riciklim. Duke vepruar kështu, ju
ndihmoni në ruajtjen e mjedisit.
Garancia & s
hërbimi
Në qoftë se keni nevojë për informacion apo nëse keni
ndonjë problem, ju lutemi të kontaktoni Qendrën
Gorenje për Kujdesin ndaj Klientit në vendin tuaj
(numrin e saj të telefonit do ta gjeni në broshurën e
garancisë për të gjithë botën). Në qoftë se në vendin
tuaj nuk ka Qendër për Kujdesin ndaj Klientit, shkoni te
shitësi juaj lokal i Gorenje-s ose kontaktoni
departa
mentin e Shërbimit të pajisjeve shtëpiake të
Gorenje-s.
Vetëm për përdorim personal!
GORENJE
JU URON SHUMË KËNAQËSI GJATË PËRDORIMIT
TË PAJISJES SUAJ
Ne rezervojmë të drejtën për të bërë çdo
modifikim!
1121007
"Ładowanie instrukcji" oznacza, że należy poczekać, aż plik się załaduje i będzie można go czytać online. Niektóre instrukcje są bardzo obszerne, a czas ich ładowania zależy od prędkości Twojego internetu.
Inne modele roboty kuchenne Gorenje
-
Gorenje BFM900BY White/Blue
-
Gorenje MMC1000RLR
-
Gorenje MMC1000XE
-
Gorenje R401W
-
Gorenje R506E
-
Gorenje R607A
-
Gorenje SBR800HC